Published On: 27 Tetor, 2016

Meçi i fundit i Zizi Olimpikut

Agim Vuniqi

Meçi i fundit i Zizi Olimpikut ishte meçi me i rendesishem i tij ne karrieren e begatshme sportive, ai fitoi shume medalie, u tregua i suksesshem ne te gjitha ringjet boterore. Ai asnjehere nuk u ndal, dhe gati ne te gjitha betejat doli fitues. Mohikani i fundit ne boksin e Kosoves, aty ku kryqezojne grushtat me te rendet ne peshe dhe me te fuqishmit, ka zemer skofiar, zemer trumcaku, kur jane ne pyetje femijte. Ai pas meçit te rende disa mujor u kethye ne mesin tone, ne mesin e femijeve, si hero qe luftoi me tik-takun e jetes se amshueshme, ishte ne knock down ne ringun e QKUK-se, ne Kliniken Infektive ku u trajtua tmerresisht keq, aty ku nuk kupton njeriu kush eshte paciente, kush eshte vizitore, e kush eshte mjek e staf mjekesore. Ai edhepse ne klinç u mbajt disi, e shpetoi gongu, per te vazhduar luften finale ne spitalin e Stambollit, atje shkelqeu si nje yll polar, familja e tij e percillte kudo ne çdo beteje dhe ia arriti te rikuperohet dhe te fitoje meçin vendimtar te jetes mbi vdekjen. Dhe si mos te ishte rikthimi ne Prishtine i gezueshem, ne mesin e ketyre femijeve te gezueshem, cicerrime zogjesh, atyre ju kethye heroi-sportist. Sa eshte mahnitese buzeqeshja e ketyre me buzeqeshjen e kolosit te ringut te kategorise super te rende… Aziz Salihut.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...