Published On: 18 Nëntor, 2016

‘Më vuri dorën te të pasmet dhe…’, shqiptari tenton të përdhunojë 26-vjeçaren në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar nga Durrësi akuzohet nga policia italiane si autori, i cili mbrëmjen e së hënës ka sulmuar një nënë të re rumune.

Ngjarja ka ndodhur në Castelfidardo (Itali) dhe i riu është zbuluar nga karabinierët, me ndihmën e kamerave të vëzhgimit në qytet.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndjekur 26-vjeçaren, e martuar që prej vitit 2014 dhe nënë e një vajze 2-vjeçe e gjysmë. Teksa e reja shkon pranë makinës së parkuar, ai shfaqet pas shpinës së saj.

26-vjeçarja, citohet të ketë thënë nga mediat lokale, se pasi kishte sistemuar vajzën në sedijen e pasme të makinës, “kur, dikush nga prapa më zuri gojën me një dorë, ndërsa tjetrën ma vendosi në të pasme dhe filloi të më shtrëngonte dorën e vendosur në gojë”.

“Në fillim mendova se ishte një shaka, por duke parë se shtrëngonte edhe më fort, fillova të ulërija. Ai, i trembur, ia mbathi dhe më shtyu përpara. Unë rashë në tokë dhe përplasa gjurin. Gjëja e vetme që pashë është se kishte mbuluar fytyrën dhe ishte me kapuç në kokë. Fillova të qaja dhe të kërkoja ndihmë”, tregon e reja, shkruan Syri.net.

Britmat e saj i ka dëgjuar një maroken, që banon në qytet prej 10 vitesh. Ai ishte duke pirë një cigare para barit “Ten Cafè”, kur dëgjoi të qarat e mamasë së re dhe i erdhi në ndihmë.

“Ajo sapo kaloi më vajzën para barit dhe u përshëndetëm. Papritur dëgjova ulërima”, ka thënë 37-vjeçari.

Shqiptari, aktualisht në kërkim, raportohet se nuk ka rekorde kriminale dhe prej disa muajsh qëndronte te një familje në lagjen “Figuretta”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...