Published On: 26 Maj, 2017

Me u zgërdhye si maçorr cheshiri

  • MAÇORRI I ÇESHIRIT(ÇESTERIT
    TO GRIN LIK A CHESIRE CAT

  • Nijazi Muhamedi

Presidenti i posazgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, brenda dhe jashtë vendit do të njihet më shumë me emra të tjerë se sa me emrin e vet personal. Në qarqet e analistëve gjeopolitikë të Europës, sikundër më shkroi një ditë pas zgjedhjes së tij një mik, analist gjeopolitik, njihet si PRESIDENT-IDIOTI I DOBISHËM (karshi PRESIDENT-HAJDUTI, që nisën t’i thonë në Shqipëri), një emër që administrata amerikane ia ngjesh një “njeriu që e bëjnë të vetin përkohësisht” për të zgjedhur sipas opsionit të tyre një intrigë dramatike në një vend të caktuar, dhe i japin mbështetje “nga halli dhe jo nga malli”, gjersa i zgjedhuri i tyre e bën “punën e dobishme” (si ky që u zgjodh “i dobishëm” për të shpëtuar Shqipërinë nga Republika e huaj në Shqipëri”), e mandej e lënë të vazhdojë vetë, të bëjë tutje karrierën… Dhe ka patur raste, kur “idioti i dobishëm” i zgjedhur prej tyre, u ka dalur nopran dhe i ka vënë në telashe amerikanët, si Hugo Çavezi, bie fjala, për të cilin një autor i njohur amerikan i sistemeve politike ka shkruar disa faqe shumë interesante. Si tregojnë bathët, edhe ky presidenti i Shqipërisë (kurse ne këtejna nuk mund të themi “edhe i yni”, se na ka shitur keqazi fatin tonë në Marrëveshjen e Ohrit 2001, kur ishte kryeministër), ka shumë gjasa të hyjë në librin e atij autori amerikan, se njihet që është më dredhak se Çavezi.
Dhe, të kthehemi tek fjala e parë në titull, kjo foto me macen apo me maçorrin, s’po mund ta gjejmë se ç’është, tëpkë (si i thonë fjalës në Korçë), e tregon apo ka dashur të thotë me atë, se ËSHTË SI MAÇORR ÇESHIRI (ÇESTERI), TË VETMET MACE e MAÇORRË NË BOTË QË NUK BIEN NË SHPINË SIKUR T’I HEDHËSH EDHE NGA QIELLI, nga e kanë marrë zhdërvjelltësinë edhe gati gjithë politikanët gjithandej shqiptarisë…!

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...