Lajmi Levizes Shqipëria

Mbytja në Golem, gruaja e turistit sllovak: Ja arsyeja pse u mbyt im shoq

Një shtetas sllovak, i cili kishte ardhur në Shqipëri si turist prej disa ditësh, është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në breg të detit, në plazhin e Golemit. Policia e Tiranës tha mbrëmë se rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.

Menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ambulanca, por sipas burimeve mjekët kanë konstatuar se turisti nuk kishte shenja jete. Burimet thanë se viktima është shtetasi Beres S., 66 vjeç, nga Sllovakia.

Ka dyshime se ai mund të jetë futur për t’u larë dhe ka pësuar infarkt, edhe për shkak se kishte konsumuar shumë pije alkoolike. Të paktën kështu ka deklaruar në Polici bashkëshortja e 66-vjeçarit nga Sllovakia, e cila ka dhënë dëshminë e saj para oficerëve të Policisë së Kavajës.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *