Published On: 22 Prill, 2017

Mbyllen hetimet për vdekja e 34 vjeçares në ashensor, s’ka të akuzuar

Vdekja e 34-vjeçare Drilona Durimi ka ardhur për shkak të marrjes flakë të depozitës së vajit.

 Një gjë e tillë sipas Prokurorisë ka ndodhur për shkak se ashensori ishte jashtë kushteve teknike dhe nuk ishte mirëmbajtur prej kohësh. Në raportin përfundimtar Prokuroria thotë se nuk ka të akuzuar për vdekjen e Drilona Duriçit, pasi përgjegjës për ashensorin është administratori, dhe pallati ku humbi jetën 34-vjeçarja nuk kishte një të tillë.

Për këtë arsye thotë Prokuroria është vendosur që të mos regjistrohet procedim penal, pasi nuk ka persona të dyshuar. Drilona Duriçi humbi jetën në 20 janar të këtij viti, pasi brenda ashensorit mori flakë depozita e vajit dhe dera e ashensorit nuk u hap. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve, ashensori u bllokua, duke i shkaktuar vdekjen 34-vjeçares.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...