Published On: 19 Maj, 2017

Mblidhet PDK-ja, po si pastron fare listat nga të dyshuarit për krime

  • Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka filuar mbledhjen e saj rreth orës 16:00.

Në këtë mbledhje partia e Kadri Veselit pritet të vendos rreth listës se kandidatëve për deputetë. PDK është ndër subjektet e pakta qe ende nuk ka vendosur për kandidatët e saj për deputetë.

Partia më e madhe në vend në këto zgjedhje do të konkurroj në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën dhe një numër të madh të partive të vogla.

Në kuadër të kësaj liste PDK bashkë me partnerët e saj të vegjël ka të drejtë të kandidoj 55 deputetë.

E, në këtë legjislaturë kjo parti numëronte 36 deputetë.

Bartës i listës se koalicionit PAN do të jetë Kadri Veseli.

Ndryshe, një natë më parë AAK në mbledhjen e saj ka caktuar kandidatët e saj. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka vendosur në mase të madhe për kandidatët e saj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...