Published On: 25 Tetor, 2016

Mblidhen liderët për demarkacionin, marrin pjesë edhe ambasadorët

Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës lidhur me demarkacionin.

Në këtë takim që është duke u mbajtur në hotel “Swiss” në Prishtinë, janë të pranishëm kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga “Nisma për Kosovën”.

Në këtë takim janë edhe nënkryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, dhe përfaqësues të tjerë të partive politike, njofton “Klan Kosova”.

Në këtë takim ku do të diskutohet për temën e shumëpërfolur të Demarkacionit me Malin e Zi janë të pranishëm shumë përfaqësuese si të pozitës ashtu edhe opozitës derisa aty është parë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, dhe ambasadorë të tjerë që besohet se janë në rolin e vëzhguesit.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...