Published On: 3 Qershor, 2016

Mbledhja e dy qeverive shqiptare, zhgënjyese për shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Mbledhja e tretë e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, që u mbajtë më 3 qershor 2016 në Prishtinë, kaloi me disa fraza të thata të Edi Ramës dhe të anashkalimit të plotë të çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Ky realitet i hidhur është dëshprues dhe tmerrësisht zhgënjyes për shqiptarët e Luginës.
Porosia politike nga ky mosinteresim i pabesueshëm dhe nga anashkalimi, indiferentizmi dhe neglizhimi fyes ndaj kësaj pjese të Shqiptarisë, është frustruese dhe e rrezikëshme.
Deklarimi i Edi Ramës se “të drejtat e shqiptarve të Luginës së Preshevës duhet të respektohen nga Serbia, ashtu si respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë”, paraqet një kërkesë “sa për sy e faqe”, karshi opinionit: pa përmbajtje dhe pa porosi të qartë dhe eksplicite politike!
Vallë, si do t’i respektoj Serbia të drejtat e shqiptarve të Luginës, pa përfshirjen e tyre në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel?
Këtë Edi Rama dhe Isa Mustafa, nuk e thonë!
Si do të detyrohet Serbia që ta ndërpres diskriminimin gjenocidal ndaj shqiptarve të Luginës, kur dihet se ata janë braktisur dhe janë lënë pamëshirshëm, pa kurrëfarë garancash e pa kurrëfarë monitorimi ndërkombëtar, nën mëshirën dhe nën vullnetin e munguar të qeverisë antishqiptare të Serbisë, që aktualisht qeveriset nga pasardhësit politikë të vojvodës çetnik, Vojisllav Sheshelit, i cili dikur kërcnohej se “do t’i shpërngul të gjithë shqiptarët matanë Bjeshkëve të Nemura”?!
Këtë nuk e tha as Z. Rama, e as Z. Mustafa!
 Kurse, pa këto garanca ndërkombëtare, Lugina do të boshatiset shumë shpejt, madje me “bekimin” e Shqipërisë dhe Kosovës, ashtu si u braktis dikur Çamëria nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës.
Shqetësimi ynë pas kësaj mbledhje të dy qeverive, në vend që të zvogëlohej, ai u shtua edhe më shumë.
Mllefi dhe zhgënjimi popullor dhe gjendja e pashpresë, si dhe ndjenja se ata definitivisht janë braktisur nga vëllezërit shqiptarë dhe nga qeveritë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, si dhe nga miqtë ndërkombëtarë, paraqet rrezik për stabilitetin, balancën, ekuilibrin politik dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Vetëm atëherë kur do të përfshihet Lugina në dialogun e Brukselit dhe kur shqiptarët e Luginës së Preshevës të trajtohen sikur serbët në Kosovë, do të kenë kuptim dhe do të merren seriozisht deklaratat e Edi Ramës dhe të Isa Mustafës, si dhe  të politikanëve të tjerë nga Shqipëria e Kosova dhe do t’u besohet se e kanë me sinqeritet  dhe me përkushtim vëllazëror, ashtu si i trajton dhe si interesohet e kujdeset institucionalisht e politikisht Serbia për serbët e Kosovës.
Mbase, ka ardhur koha që t’i thuhet troç dhe pa ekuivoke: stop frazave të thata, boshe e frustruese dhe të bëhen vepra dhe hapa të domosdoshëm në ruajtjen e substancës kombëtare të shqiptarve, kudo që janë, e sidomos atyre në Luginë të Preshevës, të cilët aktualisht janë cilësuar si komuniteti më i diskriminuar në Europë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt dhe dashuri të pafund vëllazërore,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni
Prishtinë, më 3 qershor 2016
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...