Published On: 12 Shtator, 2017

Mbi 30 mijë euro në muaj kushtojnë pagat e ministrave të ri

Për tre vjet e gjysmë Qeveria e kaluar ka shpenzuar mbi 7.3 milionë euro nga buxheti i shtetit vetëm për paga të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë.

Aq pritet të shpenzojë edhe Qeveria e re, nën udhëheqjen e Haradinajt – vetëm pagat e 21 ministrave të ri do t’i kushtojnë taksapaguesve kosovarë mbi 30 mijë euro në muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se zhvillimin e vetëm ekonomik që do të arrijnë këto ministri është zhvillimi i pasurisë së ministrave, familjarëve të tyre dhe bizneseve partiake.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...