Published On: 26 Maj, 2017

Mbaje Zogun sa e ke n`Grusht!

  • Haki Bunjaku

Hasimi, kolege zëvendsom dy orë, por Rabo ti puno në lëndën tënde! Unë po shkoj në Prishtinë (në fakultet për paraqitjen e provimit).

-Pritëm te kioska në rrugë të Prishtinës, se po vi me kerr!

Ishte veshur në mënyrë provokative, këmbët e zbuluara deri në gjunj, pa asnjë qime, vetëm poret në të rrënqethur ia përshkruanin këmbët tepër seksi.

-Hasimi u bë i përhumbur e dikur e pyeti:

-A po vyen a po mëson gjë?

-Uh, edhe ti, po ç`më trullave! -Unë mendova se po më pyet diçka tjetër, me rëndësi, e ti hiq kërkun.

Tash Hasimi e humbi rendin e torruan dhe u ndalën në një kafe për ta çue ndoj gllënjkë, mbase i vie pak guxim.

-Unë po porosisë një “skenderbe” e ti?

-Jo, unë jo!

Po merre se nuk ta prish virgjërinë!

Jo,ajo është enkas për ty.

-Hasimi humbi fjalët, por edhe rendin e lojës.

-Raba, Hasim djalë e vajzë, po rrinin pa llafe, ku secili ishte përhumbur në mendimet e veta.

Dikur djali po e pyet vajzën:

-A ke qef me qenë mashkull?

-Unë, nganjëherë po, e ti?!

Kryen secili punë në Prishtinë dhe prapë bashkë në veturë u kthyen për Gjilan.

A pushojmë aty pak nën hije, nëse ke batanie?

-Për me pushue,qysh është rendi,duhet me u ngjit më lart në mal (ku hija është më e dendur).

Para se me hy në veturë,ia behën dy pleq.

-Hasimi, nëse jeni në drejtim të Gjilanit?-Hyni në veturë!

-Oh,Zoti u ruejt e u trshëgofshi!Kanki qëllue të dy (burrë e grue) si peni për gëzofi!

-A keni fëmijë?

-Jo njëherë.

Për avari,makinën çoje në servis e faturën ma jep mue! Jo kurrë! Po qysh me të shti në lojë se?!

-Si po duket, më lehtë e gjen qorri rrugën se ti.

Ditë tjetër shkuen deri në Gjimnaz në Kamenicë, por pa „zarar“.

Në ndarje:

Hasimo, rueje zogun sa ta kesh në grusht!

Qe besa, kije me i kërkue këto këmbë, por vonë e kot!

(Ato këmbë hypën në traktor, hypën në Mercedes, hypën në aeroplan, hypën….., por Hasimi mbet sot e asaj dite në kërkim të tyre.

Mbaje Zogun sa e ke n`grusht!!!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...