Published On: 22 Shtator, 2017

May propozon ujdi të re me BE

Në një kohë kur bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, për kushtet e Brexit janë në hapat përmbyllës, kryeministrja britanike Theresa May propozoi një periudhë dy vjeçare tranzicioni me Brukselin, pas shkëputjes në Mars të 2019-ës.

“Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga Bashkimi Eruopian, por ne nuk po largohemi nga Europa. Propozoj që marrëveshjet tregtare me Bashkimin Europian të vijojnë edhe për dy vjet pas daljes nga unioni. Kurrsesi nuk do të braktisim aleancën me Perëndimin dhe përkushtimin e përbashkët ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së përbashkët”.

May sqaroi se Britania e Madhe natyrisht do të paguajë tarifën që i takon ndaj buxhetit të BE-së, gjatë kësaj periudhe. Një shumë e cila, përgjatë dy viteve do të shkonte rreth 20 miliardë euro, siç shkruan BBC.

Kryeministrja britanike, nënvizoi se vendi ishullor do të mbetet partneri më i ngushtë i Bashkimit Europian. “Sytë e të gjithë botës janë mbi ne, Brexit është një evolucion kritik për partneritetin me Brukselin, le të jemi mendjehapur e ta kthejmë këtë në një të ardhme të ndritshme për popujt tanë”, tha May.

Shefja e Downing Street u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve europianë që jetojnë e punojnë në Britani të qëndrojnë pasi ata janë të çmuar për kontributin e tyre.

Tv Klan

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...