Published On: 29 Maj, 2017

Matoshi në listën e koalicionit të LDK-së për deputetë ka ekstremistë fetarë

  • Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Halil Matoshi, ka goditur Lidhjen Demokratike të Kosovës në një debat televiziv.

Ai ka thënë në Klan Kosova se në listën e LDK’së për deputetë ka njerëz të njohur për ekstremizëm fetar.

“Në listën tuaj – gjë që nuk ka tek lista e Aleancës, së paku tek 45 njerëzit e Aleancës – ka njerëz të cilët në këtë shoqëri kanë vlejtur si ekstremistë fetarë”, i ka thënë Matoshi, Bardhyl Metës nga LDK’ja, raporton Gazeta Express.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Metës, i cili ka kërkuar nga Matoshi të identifikojë se “cili ekstremist është”.

“Nuk dua të përmend emra”, i është përgjigjur Matoshi.

“S’mund ta quash një listë që paska ekstremista, që i bie terrorista e ISIS, jepe emrin”, i ka thënë atij Meta.

Matoshi ka kërkuar ta korrigjojë veten. “A mund të them fanatik fetar?”, ka pyetur ai.

Meta e ka pyetur atë nëse e kishte fjalën për Labinotë Demi-Murtezin. “Nëse ke fjalën për Labinotën, mund të them që jam krenar që është në listë. Është njeri i mrekullueshëm”, është shprehur Meta.

“Nuk e përmenda”, i është përgjigjur Matoshi.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...