Published On: 20 Gusht, 2017

Mashtrimi i madh i shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 1944 kur u shpallë republika popullore, ja historia e vërtetë

Mbledhja e KAÇKM-së, e cila është mbajtur më 2 gusht të vitit 1944, dhe në të cilën u vendos që Maqedonia të shpallet shtet federal në kuadër të federatës Jugosllave, ka diskriminuar tej mase popullin shqiptar dhe nacionalitet e tjera në vend.

Kështu vlerëson historiani Qerim Lita, i cili konstatimet e tij i bazon në dokumente të vjetra sot 73 vjet pas kësaj ngjarje historike.

CILA ËSHTË E VËRTETA E HISTORISË ?

Sipas Litës, në këtë mbledhje të thirrur nga anëtarë të Partisë Komuniste të Maqedonisë, në të cilën nuk ishin të përfaqësuar shqiptarët, u sollën disa vendime dhe një deklaratë që përbëhet prej 10 pikave. Në të nuk përmenden aspak shqiptarët. Sipas kësaj deklarate që posedon Lita në formën e dokumentit të vjetër, në njërën prej pikave të saj shqiptarët përmenden vetëm si pakicë, ku qëndron: “Pakicave nacionale të Maqedonisë u sigurohen të gjitha të drejtat nacionale”. Po ashtu, shqiptarët ishin të përjashtuar edhe në zgjedhjen e organeve të para.

“Kjo ishte një mbledhje thjeshtë ku krijuan shtetin e Maqedonisë ku në këtë Maqedoni iu morën të drejtat kombësive tjera, përfshirë këtu shqiptarëve, turqëve, vllehëve. Por, më së shumti humbën shqiptarët. Për arsye se menjëherë pas ASNOM-it bën marrëveshje partia komuniste e Jugosllavisë me partinë komuniste të Shqipërisë për dërgimin e brigadave në këto vise sepse pjesa perëndimore e Maqedonisë në atë kohë ishte e bashkuar me Shqipërinë dhe nën kontroll, nën administrimin e Shqipërisë”, deklaroi për TV SHENJA, Qerim Lita, Historian.

Ai thotë se KAÇKM ka dëmtuar jashtëzakonisht çështjen shqiptare, duke i diskriminuar ata në të gjitha fushat.

“Në vijëmësi shqiptarët nga ASNOM-i deri në vitin 1966 ishin të diskriminuar. shqiptarët kishin vetëm një shkollë normale, fillimisht në Tetovë pastaj u vendos në Shkup “Zef Lush Marku”. Nga gjithë territori i Maqedonisë aty regjistroheshin maksimum 60 nxënës. Kishin gjysmë gjimnazi në Tetovë dhe tërë suksesi që u thirrte ish pushteti ishte hapja e shkollave fillore shqipe, edhe atë gjysmake, shkolla 4 vjeçare”, ka shtuar Lita.

Lita më tej shton se pas kësaj mbledhje, në Maqedoninë Perëndimore, e cila në atë kohë administrohej nga Shqipëria, u sollën brigadat komuniste shqiptare. Ajo çka ndodhi pas brigadave jugosllavo-shqiptare, sipas tij, ishte një tmerr i paparë deri në ato momente për shqiptarët, pasi vijuan burgosje dhe vrasje masive të shqiptarëve me urdhër të shtabit të përgjithshëm të frontit nacional shqiptar të Maqedonisë.

“Duhet theksuar se në këtë periudhë shqiptarët u shpallën armiq të ideologjisë komuniste dhe me qenë se këtu ideologjia komunise ishte shumë pak, për të mos thënë fare e shprehur, kishin disa komunist që morën edhe funksione një periudhe. Por të gjithë këta, përveç vrasjeve dhe burgosjeve masive për shqiptarët, edhe komunistët pësuan”, tha Lita.
Në mesin e figurave që kishin pozicione të larta dhe të cilët ndiqeshin nga pushteti, Lita përmend Nexhat Agollin, i cili u burgos dhe u vra, Hamdi Demë, i cili po ashtu u burgos në Prilep dhe u vra, Sali Lisi, u burgos me 20 vite burg dhe të tjerë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...