Published On: 20 Maj, 2017

Martesë jo, por bashkëjetesë!…

Dila Gecaj

 

E tërë bota është duke vrapuar, drejt shkatërrimit,
Dhe n’mes nesh, ka filluar që t’hyjë krimbi i degjenerimit!….
Ca djelmosha shqiptar, me vajzat tona, s’duan për tu martuar,
Traditat e të huajve, ata janë duke i përvetësuar!

Motër, ik nga ai djalë, i cili me ty s’do t’bëjë martesë,
Me ato t’huajat, apo dhe me djallin, le t’bëjë bashkjetesë.
Të mos harrojë ai, se ti je një vajzë shqiptare,
Për ndershmërinë tënde, dhe traditat tona, je krenare.

Kut t’martohesh motër, do vijnë të t’marrin shumë dasmorë,
Me tupana, këngëtarë, dasmoresha, dhe flamurin kombëtar.
Do dukesh si mbretëreshë, me fustanin tëndë të bardhë,
Nuse si zanë malit, krenaria e përjetshme e djalit shqiptar!

Nënat tona, hallat, tezet, gjyshet, e të tjerat përpara tyre,
Kur iu pat ardhur koha, të gjitha janë bërë nuse.
Sa madhështore dhe t’veçanta, që janë traditat tona,
I kemi trashëgim dhe amanet, nga nënë Shqiponja!

 

 

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...