Published On: 25 Gusht, 2017

Marrëveshje për zhbllokim ose zgjedhje të reja

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se subjektet politike janë të obliguara ta bëjnë një marrëveshje ndërmjet vete.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, duke komentuar rrjedhën e seancës të së enjtes, Baraliu ka thënë se subjektet politike ose duhet të bëjnë marrëveshje për zhbllokimin e formimit të institucioneve, ose duhet të bëjnë marrëveshje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Sipas tij, sjelljet e subjekteve politike në Kuvend janë veprime të pastra për pushtet e jo për shtet e institucione. Baraliu e ka ftuar presidentin Hashim Thaçi të aktivizohet për tejkalimin e krizës politike, duke i ftuar në takim përfaqësuesit e partive parlamentare.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...