Published On: 31 Maj, 2017

Maqedonia me Qeveri të re, Besa se voton! Kabineti jep betimin (Video)

Sapo u votua në Paralementin e Maqedonisë, Qeveria e re me 62 vota pro.

Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga lideri socialdemokrat Zoran Zaev. Në mbështetje të Qeverisë votuan 62 deputetë nga maxhoranca e re e përbërë nga koalicioni i LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, informon INA. 44 deputetë votuan kundër dhe 5 të përmbajtur.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij para votimit theksoi se Qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për reforma të thella, kthimin e jetës në Maqedoni, si dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionit. Ai komentoi akuzat e disa deputetëve të opozitës

Zaev premtoi zgjidhje për kontestin e emrit, duke gjetur gjuhë të përbashkët me opozitën dhe çdo propozim duke e çuar në referendum popullor.

Ai foli edhe për ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe respektimin e plotë të Kushtetutës. Zaev kërkoi që të shmanget gjuha nacionaliste dhe të respektohet të gjithë etnitetet në Maqedoni. Kryeministri i ri tha se është krenar që partia e tij në zgjedhjet e fundit mori mbi 40 mijë vota të qytetarëve dhe se sipas tij, pse kjo të mos ndodhë edhe me ndonjë parti shqiptare, që të marrë votat tek maqedonasit.

Ai foli për një sërë masash në planin ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve sociale të qytetarëve.

Është e saktë se programi qeveritar ka edhe pjesë të Deklaratës së partive shqiptare, theksoi Zaev, duke thënë se çdo gjë e mirë për vendin është përfshirë në këtë program.

Qeveria e re përbëhet nga 25 ministra, ku shumica prej tyre janë nga LSDM dhe koalicioni i saj, pjesa tjetër nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

 

Portali TetovaSot ju sjell pamjet kur shpallet Qeveria e ri nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Kabineti i ri qeveritar u votua nga 62 deputetët e pranishëm të koalicionit qeveritar në përbërje të LSDM-së, BDI, dhe Aleancës për Shqiptarët.

Kabineti i ri qeveritar me në krye me Zoran Zaevin e dhanë betimin se do të punojmë në bazë të Kushtetës dhe në interes të Qytetarëve.

Qeveria e re u votuar me 62 vota pro, 44 ishin kundër dhe 5 prej tyre ishin të përmbajtur, njofton TetovaSot.

62 deputetë të koalicionit të shumicës parlamentare, LSDM, BDI dhe Aleancës për shqiptarët, votuan Qeverinë e re me në krey me Zoran Zaevin.

Qeveria e re u votua kundër nga 44 deputetë dhe 5 prej tyre ishin të përmbajtur.

Të gjithë momentin mund ta shihhni në videon e mëposhtme nga minuta 2:28:00./TetovaSot

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...