Published On: 30 Prill, 2017

Manjani: Kot i keni listat, pa opozitën s’ka zgjedhje

Përmes një statusi në “Twitter”, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar se debati për listat është i kotë pasi nuk kanë asnjë vlerë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita”, shkruan Ylli Manjani.

Pas shkarkimit si ministër i Drejtësisë Ylli Manjani ka qenë një zë i fortë kritikë kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Së fundmi ai refuzoi ftesën e Ilir Metës për të qenë pjesë e kandidatëve për deputetë të LSI-së në 4-vjeçarin e ardhshëm.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...