Published On: 12 Gusht, 2017

Manchester City e nis me fitore sezonin e ri në Premierligë (Video)

  • Manchester City e ka mposhtur 2:0 skuadrën e Brighton & Hove Albion në ndeshjen e parë në Premierligë për sezonin 2017/18.

Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë, duke e mposhtur 2:0 në udhëtim skuadrën e Brighton & Hove Albion, shkruan Gazeta Express.

Golin e parë e shënoi sulmuesi, Sergio Aguero, në minutën e 70’të. Epërsinë e dyfishoi, Lewis Dunk, duke shënuar autogol në minutën e 75’të, për rezultatin përfundimtar 2:0.

Për Manchester Cityn debutuan tri transferimet e reja. Danilo dhe Walker luajtën nga fillimi, derisa në pjesën e dytë u inkuadrua edhe i transferuari nga Monaco, Bernardo Silva. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...