Published On: 29 Maj, 2017

“Man Utd krijoi Ronaldon, jo Real Madrid”

Ylli portugez ka fituar tre topa të artë gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, por Michael Owen thotë se madhështia e tij e ka origjinën në Mançester.

Cristiano Ronaldo është transformuar në një lojtar “të përsosur” në Real Madrid, thotë Michael Owen, por ai duhet ta falënderojë Mançesterin për këtë, në vend të klubit spanjoll.

Pasi fitoi titullin e tij të dytë të ligës prej kur arriti më 2009, ai mund ta ngritë kupën e Ligës së Kampionëve për herë të tretë kur të luajë kundër Juventusit në finalen e javës së ardhshme.

32-vjeçari vlerësohet të jetë një nga lojtarët më të mirë që ka parë futbolli ndonjëherë, dhe ish-sulmuesi i Man Utd dhe Real Madrid, Michael Owen, thotë se Ferguson ka një rol të madh në zhvillimin e tij gjatë gjashtë viteve në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

“Ai veçse ishte lojtar i përsosur kur po performonte në United”, tha Owen, shkruan Goal. “Kështu që nuk mendoj se Real Madrid i ka të gjitha meritat sepse United dhe Ferguson e zhvilluan atë në atë mënyrë sa që ai shkëlqeu më pas në Real”, tha ai.

Owen tha gjithashtu se fitimi i Euro 2016 tregoi përkushtimin dhe punën e tij si lojtar, dhe beson se arroganca e tij e ka ndihmuar atë të bëhet një yll.

“Njerëzit e kritikojnë atë nëse nuk shënon, nëse nuk duket i lumtur ose nëse nuk luan mirë. Por nëse ai nuk do të ishte kështu nuk do të shënonte asnjëherë”.

“Është mirë të jesh më i miri, por pas kësaj ju frikësoheni se dikush po ua merr mantelin tuaj. Dhe kjo është arsyeja pse rivaliteti i tij me Messin e ushqen gjithë këtë. Dhe në këtë betejë ai del i pari për mua sepse thjeshtë ka më pak pikëpyetje rreth tij”.

“Ai është i përsosur”, shtoi ai për Ronaldon.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...