Published On: 28 Prill, 2017

Mali i Zi miraton anëtarësimin në NATO

Parlamenti malazez i mbledhur sot në Cetinje, kryeqyteti historik, miratoi sot anëtarësimin e vendit në NATO, etapa e fundit që ish-Republika jugosllave duhet të kalonte për t’u bërë pjesë e Aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Mali i Zi shpreson tashmë të bëhet zyrtarisht pjesë e NATO-s gjatë samitit në muajin maj në Bruksel.

Deri në atë kohë, dy nga 28 vendet anëtare, Spanja dhe Holanda duhet të miratojnë dokumentin që Parlamenti malazez miratoi sot.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg do t’i dërgojë menjëherë Malit të Zi një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Deputetët e opozitës, të cilët bojkotuan punimet në Parlament, nuk morën pjesë në takim.

Rreth 200 mbështetës të Frontit Demokratit, partia kryesore e opozitës pro-ruse, manifestuan në Cetinje kundër anëtarësimit në NATO.

Fronti demokratik kërkon me këmbëngulje një referendum në Malin e Zi për anëtarësimin në NATO.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të riforconte edhe më tepër praninë e aleancës në Ballkan, ndërkohë që Greqia, Kroacia dhe Shqipëria janë tashmë anëtarë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...