Published On: 20 Gusht, 2017

Malala Yousafzai shkon në Oxford, kjo është dega ku do të studiojë

  • Në vitin 2012 Malala Yousafzai u qëllua nga një taleban për aktivitetin që ushtronte në mbrojtje të arsimit të vajzave. Pas pesë vitesh, ka vendosur të ndjekë Oxford’in për të studiuar Filozofi, Politikë dhe Ekonomi.

Ajo duhet të arrinte të merrte të gjitha notat maksimale “A”, në nivelet më të larta A, në një provim paraprak për lëndë specifike, i kërkuar si kusht nga shkollat në Britaninë e Madhe. Nobelistja e Paqes bëri provime në matematikë, histori, studime fetare dhe gjeografi.

Në një postim në Twitter, ajo ka ndarë një foto nga lajmërimi i pranimit. “Jam shumë e lumtur që po shkoj në Oxford!! Urime të gjithë studentëve të nivelit A – ishte viti më i vështirë. Urimet më të mira për jetën në të ardhmen!”

The Guardian shkruan që Yousafzai, fituesja më e re e Nobelit në histori, mendon që të kthehet në Pakistan pas diplomimit për t’u bërë politikane, ose të vazhdojë studimet më tej në Amerikë.

View image on Twitter

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...