Published On: 13 Gusht, 2017

Mal Lokaj kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Deçanit

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Deçan në vazhden e përgatitjeve për zgjedhjet lokale sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë me kryetarët e Nëndegëve dhe strukturat e FG dhe FR ku u vendos për kandidatin për kryetarë të komunës. Të gjitha strukturat në menyrë unanime kanë mbështetur propozimin që z. Mal Lokaj, të jetë kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Deçanit.
LDK Dega në Deçan duke propozuar Sekretarin e Degës, aktivistin e dalluar të çështjes kombëtare z. Mal Lokaj, kandidat për Kryetar të Komunës ka treguar përkushtimin dhe seriozitetin që qytetarëve të i’u ofrojë alternativën më të mirë me kredibile dhe me duar të pastërta, njofton zëdhënësi i kësaj dege, Albert Kurtulaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Deçan po hynë në zgjedhjet e 22 tetorit më e përgatitur se kurrë më parë që së bashku me qytetarët të bëjë ndryshimin e shumëpritur për qeverisje të pastër dhe të mirë në Komunën e Deçanit. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...