Published On: 26 Maj, 2017

Makina si ‘furtunë’ përfundon brenda në lokal. Dy të plagosur në Durrës

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, pasi një automjet ka hyrë në një lokal. Ngjarja ndodhi në sektorin “Iliria” në qytetin bregdetar.

Sipas raportimeve të para automjeti ishte me shpejtësi para se të përplasej me lokalin. Burimet për “BalkanWeb” bëjnë me dije se nga ngjarja ka dy të plagosur, që janë shoferi dhe pasagjeri i automjetit.

Ambulanca dhe forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...