Published On: 2 Gusht, 2017

Majori Ramabaja: Teuta, vota e juaj për PAN-in do të ishte vetëvrasje politike për ju

 

  • Letër e hapur (publike) dërguar deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së zonjushës Teuta Rugovës.

  • Nga major Nazif Ramabaja

E nderuar zonjusha Teutë!

Me vëmendje të madhe jem duke i përcjellur zhvillimet e fundit në skenën politike, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit, në këtë kontekst edhe deklaratat tuaja pas vizitës së bërë nga kandidati i PAN-it për kryeministër, në familjen Rugova.

U mendova ti zbërthejë deklaratat tuaja, por e pata vështirë ta kuptoj mesazhin të cilin keni dashur ta përcjellni te elektorati dhe anëtarësia e LDK-së, për të vetmen arsye sepse lë zbrazëtirë për shtrembërim të tyre dhe keqkuptim, tek ata të cilët janë manipulues, shantazhues dhe merren me paragjykime në skenën politike.

Vota e juaj për kandidaten e PAN-it jashtë qëndrimeve dhe vendimeve të subjektit në bazë të së cilës jeni kandiduar dhe keni marrë votat e elektoratit të LDK-së do të ishte vetëvrasje politike për ju dhe përfundim i karrierës politike, të cilën po sa e keni filluar.

Të thirreni në qëndrimet e babait tuaj dhe presidentit tim, arkitektit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova se si ka vepruar në 2004-ën dhe si do të veprojë tani s’është asgjë tjetër, vetëm një botëkuptim i juaj, i cili nuk korrespondon me realitetin dhe situatën gjeopolitike në të cilën gjendet Kosova tash dhe në të cilën ishte në vitin 2004.

Presidenti Rugova nuk kishte lidhje biznesi me kundërshtarët politikë dhe nga dy të këqijat kishte përzgjedhur një të keqe më të vogël për lidhje koalicioni për të vetmen arsye sepse kishte përpara projektin madhor pavarësimin e Kosovës, për të cilin projekt ishte detyruar të bëhej urë me t vetmin qëllim realizimin e aspiratave shekullore për LIRI, PAVARËSI dhe DEMOKRACI.

Situata e tanishme aspak s’është e ngjashme me atë të cilën e përshkrova më lartë, nuk mund të thuhet se veprohet për shkak të interesave shtetërore, kur është në pyetje gara për pushtet, të njëjtit protagonistë gjatë luftës na thoshin:  “s’ju njohim Kush jeni ju, ju e përkrahni Rugovën, i cili do ta nënshkruajë autonominë në kuadër të Serbisë”, ndërsa përgjigja ime ishte, të gjithë në Kosovë munden me e nënshkru një autonomi të tillë, i vetmi presidenti Rugova këtë se bën kurrë për jetë.

Sugjeroj të rezonosh me kokë të kthjellët dhe pa implikime nga brenda dhe jashtë, ta vlerësosh mirë momentin dhe situatën në të cilën gjendet vendi e posaçërisht situatën tuaj si vajza e Presidentit mos u bë dele e zezë në mesin e kopesë, elektorati falë, nuk harron, por ndëshkon kur ti vijë momenti.

Mbesë me shpresë se kam qenë i qartë dhe i arsyeshëm për këtë dërgesë private, të cilën do e bëjë publike pas 24 orëve. SHQIPTARI.eu

Me respekt majori Nazif Ramabaja, nëse ju thotë diçka ky emër.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...