Published On: 20 Maj, 2017

Majko mbron kryeministrin: Rama njihet për veprimet e gabuara për qëllimin e duhur

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko është bërë sot pjesë e komenteve sa i takon marrëveshjes së lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha. Me anë të një statusi në faqen e tij të Facebook-ut, Majko thekson se marrëveshje perfektë në politikë nuk ka, ndërsa nuk kurseu kritikat për të gjithë ata që e analizojnë nëse ka të humbur apo të fituar në këtë mes. Ndër të tjera ai i sugjeroi PD-së që të gjejë emrat e ministrave teknikë për 6 ministrisë që iu akorduan, por nuk nguroi që të analizonte dhe veprimin e kreut të qeverisë në këtë rast. Sipas tij Rama njihet për veprimet e tij të gabuara por me qëllim të duhur. Gjithashtu, Majko u shpreh se marrwveshja largoi vendin nga dhuna dhe nga dëshpërimi që do të conte shoqërinë në drejtim të paditur.

Partia Demokratike duhet të gjejë shpejt “teknikët” që mori në tavolinë. Ajo, gjithashtu, duhet të numërojë ditët për fushatën elektorale deri në 25 qershor. Marrëveshja e ka udhëkryqin “të gjitha ose asgjë”. Edi Rama njihet për veprimet e gabuara për qëllimin e duhur. “Pikturat” e tij në politikë kanë kuptim kur shikohen në fund dhe jo në fillim. Fillimi duket zhgarravinë! Marrëveshja Rama-Basha ishte një mirëkuptim midis kundërshtarësh për funksionimin e sistemit politik i cili po vetëmbytej nga pasioni politik. Ajo largoi vendin nga dhuna dhe dëshpërimi që do të conte shoqërinë në drejtim të paditur.” – shkruan ndër të tjera Majko.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...