Published On: 9 Gusht, 2017

Mafia e Shipitullës bënë kërdi për të fituar milionat (Dokument)

Për më pak se një vit 138 ndërtime të egra kanë ndodhur në fshatin Shipitullë të Obiliqit, duke e rritur kështu vlerën e shpronësimeve nga buxheti i shtetit nga 4.5 milionë euro në 15.5 milionë euro.

Gazeta “Zëri” ua sjell faktet se si ka ndodhur kaosi me ndërtime për një kohë të shkurtër dhe emrat e familjeve që presin të përfitojnë miliona nga shpronësimet. Madje disa familje që kanë prona aty kurrë më parë nuk kanë jetuar në këtë fshat, transmeton zeri.info.

Për më pak se një vit janë ndërtuar 138 objekte të reja banimi në kundërshtim me ligjin në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, ndonëse me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte e shpallur Zonë me Interes të Veçantë Ekonomik dhe ndërtimet e as mbindërtimet nuk do të duhej të lejoheshin.

Në Shipitullë institucionet e vendit ka kohë që kanë planifikuar zgjerimin e mihjeve në mënyrë që të mos rrezikohej furnizimi i qytetarëve me energji elektrike.
Por, ndërtimet kanë ndodhur në mënyrë të egër, në kundërshtim me ligjin, transmeton zeri.info.

“Të fortit” e Shipitullës kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin, ku para tyre janë “gjunjëzuar” autoritetet lokale dhe qendrore.

Gazeta “Zëri” pas një hulumtimi disajavor ka arritur ta sigurojë një dosje të madhe me dokumente, fotografi e raporte financiare, ku shihet se si pronat në Shipitullë po arrinin vlerë më të lartë se pronat përballë hotelit “Grand” në Prishtinë.

Para se të ndodhte ky kaos me ndërtime, sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga “Zëri”, vlera e shpronësime ishte vetëm 4.5 milionë euro, ndërsa për më pak se një vit vlera është trefishuar, duke arritur në 15.5 milionë euro.

Në dëshmitë që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri” shihet se në listën e personave që presin të përfitojnë miliona nga shpronësimet janë disa familje me mbiemrin Çitaku, e Makolli, e që në realitet familje me mbiemra të tillë nuk ka pasur asnjëherë në këtë fshat

Por, dyshohet se kanë blerë prona për të përfituar në situata të tilla, pasi që kanë pasur informacione për hartën zonale të zgjerimit të mihjes.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...