Published On: 6 Nëntor, 2016

Lushi: Politikanët i kanë privatizuar kontaktet me zyrtarët amerikan, kjo e ka zbehur lobin shqiptaro-amerikan!

 

Nuk do të ketë izolacionizëm, pavarësisht kush do të fitojë fronin presidencial, Senatin apo Kongresin. SHBA-ja do të udhëheqë edhe në shekullin XXI, thotë Uk Lushi, shqiptaro-amerikani që punon si ekspert i financave në Wall Street në New York.

“Sekretarja Clinton do të bëjë histori nëse fiton, dhe jam i bindur që ajo do të jetë me popullin shqiptar dhe me Kosovën bashkë me burrin e saj. Por nuk besoj që edhe nëse Trump zgjidhet president do të ketë ndryshime substanciale në raportin Amerikë – shqiptarë”, ka thënë Lushi në intervistën për “E diela me Koha Ditore”.

Shqiptarët e Amerikës, sipas Lushit, nuk janë angazhuar e as organizuar siç duhet në zgjedhjet amerikane 2016. Ai numëron disa arsye pse komuniteti shqiptaro-amerikan ka rënë në apati organizative dhe sillet plogësht.

Pjesërisht fajtorë për degradimin operacional i bën të gjithë anëtarët e komunitetit, por thotë se akuza themelore duhet ngritur “kundër përfaqësuesve të shteteve tona, sepse shumica e tyre kanë privatizuar kontaktet me individë të caktuar të komunitetit duke anashkaluar dhe nënçmuar organizatat dhe shoqatat e shqiptaro-amerikanëve”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...