Published On: 18 Maj, 2017

Lumir Abdixhiku: Jam i lumtur që nga sot do të jem pjesë e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë të thirrur në orën 10:00, zyrtarisht ka njoftuar për aderimin e drejtorit të Riinvest-it, Lumir Abdixhikut, në këtë subjekt politik.

“Ne sot kemi një aderim të ri në LDK, është fjala për Lumir Abdixhikun, ekspert i dalluar i fushës ekonomike”- ka thënë Mustafa.

“Po punojmë për ardhmërinë dhe njerëzit e tanishmës dhe të ardhmës dhe këtu e kemi Abdixhikun e ka tregu vetën në profesionin e tij si dhe ka shpreh dëshirën dhe vullnetin të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë tutje Mustafa.

Ndërsa, Abdixhiku ka thënë se ditëve të fundit ka zhvilluar takime me Mustafën dhe lidershipin e LDK-së në përpjekje për të ndërtuar një front të përbashkët të bashkëpunimit dhe angazhimit politik.

“Kemi gjetur mirëkuptim në programin që ka të bëjë me axhendën evropiane të Kosovës, me zhvillimin ekonomik të Kosovës, për një shtet për të rinjtë dhe të rejat që të gjejnë vende pune, të kenë kujdes shëndetësor dhe edukim”- ka thënë tutje Abdixhiku, raporton Express.

Jam i lumtur që kemi gjetur një marrëveshje të tillë si dhe jam i lumtur që nga sot do të jem pjesë e LDK-së”- tha Abdixhiku.

“Zotohem se do të jap përkushtimin më të madh tash e tutje, i ftoj të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që t’i kthehen Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka përfunduar Abdixhiku në konferencën për media. /Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...