Published On: 29 Maj, 2017

Lumezi ka një propozim për armët e sekuestruara

  • Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku është diskutuar për numrin e gjësendeve të sekuestruara dhe atyre të konfiskuara.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se është i pakënaqur me numrin e konfiskimeve të gjënsedve të paligjshme.

Ai ka propozuar që armët e sekuestruara t’i jepen në përdorim Policisë së Kosovës.

“Sa i përket asaj që janë sekuestruar 600 armë të gjata dhe 700 armë të shkurta. Mendoj se duhet të flasim me Policinë e Kosovës që këto armë të mos asgjësohen por tu jepen atyre për përdorim, në mënyrë që të kursehet buxheti i shtetit. Nuk kemi rezultate konkrete te pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, tha Lumezi gjatë mbledhjes.

Në mbledhje u diskutua edhe për rastet e dhunës në familje, ku u propozua që këto raste të trajtohen nga prokurorë të specializuar.

“Kemi raste të shkeljes së urdhrave mbrojtës, në këto raste prokurorët duhet të ndërmarrin masa ndaj atyre personave që nuk i zbatojnë ato urdhëra, pasi shkelja e këtij urdhëri është vepër penale”, përfundoi kryeprokurori i shtetit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...