Published On: 23 Nëntor, 2016

Luftëtari i dyshuar i ISIS-it “abuzoi me fëmijët e tij” (Video)

Dyshohet se ka luftuar në Siri me ISIS, por tashmë do të hetohet për pedofili dhe dhunë ndaj të miturve. Një 32-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët e tij dhe mund të përballet me akuza të rënda nga prokuroria.

Ky është Denis Shmilli një kontigjent i njohur për policinë i arrestuar se fundmi për vepra të turpshme me dy fëmijët e tij të mitur dhe dhunë në familje. 32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj.

Katër vjet më parë ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qera.

Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me katër muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armeve luftarake. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria.

I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale, kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç.

Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta. Ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ish-bashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri.

Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje./tch/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...