Published On: 7 Gusht, 2017

Lufta speciale e orkestruar në kuzhinat e partive me mendësi sigurimesh shtetërore

Por të xhindosurit, shkuan aq larg sa u munduan ta anatemonin kur ishte në situatën më të vështirë në kthetrat e Millosheviqit, duke u munduar t’ia interpretonin pozitën e tij si dashje dhe tradhti. Ngarendën ta bindin edhe Sali Berishën që ta anatemonte dhe ta shpallnin person non grata për Kosovën…

Hisen Berisha

TEUTA vs RUGOVIZMI, përballë sfidës së fundit.

Lufta speciale e orkestruar në kuzhinat e partive me mendësi sigurimesh shtetërore, po merr përmasat dhe rrjedhën e pritur.
Naiviteti dhe të menduarit me stomak në politikë është i rrezikshëm.
Presidenti Rugova besimin e popullit e fitoi duke e bërë zhurmën puna e tij prej diplomati natyral dhe politikani praktik me opsione të qarta dhe objektiva të matshme politike.
Përgatiti një terren politik na i krijoi kushtet, që Ne UÇK-ja të arrijmë një fitore që po e hamendëson ende edhe vet Beogradin se si ishte e mundur.
Lufta ndaj tij nuk filloi sot, as dje pas lufte, por që para dhe në luftë.
Një luftë e bëri Serbia ndaj tij.
Një tjetër e bënin si luftë të brendshme, oponentët egoist e ziliqarët politikë, që deshën nuk deshën hyjnë në rangun e shërbyesve të së keqes, forcave të errësirës, që nuk duronin dijen e prosperitetin kur nuk e kanë bajrakun, por viheshin në shërbim të forcave të errësirës që nxisnin dekadencën dhe shembjen e njeriut të mirë e të drejtë.
Erdhëm deri te lufta, si një opsion i fundit dhe i padëshirueshëm i presidentit historik Rugova dhe programit të tij politik, por i parashikuar si opsion, nëse nuk gjendej zgjidhja paqësore politike.
Edhe në luftë nuk rendën këta të xhindosurit nga suksesi në politike i Gandit të Ballkanit, që tashmë kishte dorëzuar para politikes së tij edhe satrapët më të egër siç milosheviqet e karaxhiqët, sheshelët, arkanët, zemunët, paramilitarët e parapolitikave. Por, edhe i kishte në mbështetje të vizionit të tij të gjithë diplomacinë ndërkombëtare në krye me Holbrukun dhe USA, e ishin vënë në shërbim të politikës së tij për liri, barazi, demokraci dhe shtet. Këtij vizioni i dha mbështetje edhe vet organizata politiko ushtarake më e fuqishme në botë NATO, duke na ndihmuar të fitojmë luftën për liri, ndaj një armiku të pakrahasueshëm në aspektin tekniko ushtarak si ish APJ.
Por te xhindosurit, shkuan aq larg sa u munduan ta anatemonin kur ishte në situatën më të vështirë në kthetrat e Millosheviqit, duke u munduar t’ia interpretonin pozitën e tij si dashje dhe tradhti. Ngarendën ta bindin edhe Sali Berishën që ta anatemonte dhe ta shpallnin person non grata për Kosovën, saqë i keqpërdorën edhe djemtë e Ushtrisë Çlirimtare që donte ta çlironte edhe vet familjen Rugova dhe për të cilën ishte në dijeni edhe vet presidenti përmes shtabit të tij politiko- ushtarak të përbërë nga burrështetas si Fehmi Agani e Sali Çeku e shumë të tjerë përfshirë edhe komandantët e njësive operative si Adem Jashari me shokë.
Këta xhind me intrigat e tyre dhe teoritë e konspiracionit të orkestruar tanimë me argatët e gjallë e stërkequr në luftë për “bëje ose vdis” të sigurimit të shtetit me origjinë nga KGB-ja dhe UDB-ja, quan deri atje sa edhe vet doktrinën e luftës së UÇK-së e shndërruan në doktrinë lufte ndaj Rugovës dhe LDK-së, thua se ata nuk ishin deri në vitin 98/99 fiks 90% e popullit të Kosovës.
Paslufta si gjithë shqiptarët edhe suitën rreth presidentit i gjeti të papërgatitur dhe të xhindosurit e ndryshuan doktrinën duke i depërtuar në radhët e strukturimit politik që ende mbante akronimet e lëvizjes për çlirim dhe shtet LDK.
I depërtuan në këtë strukturim që edhe sot e kësaj dite s’po mund të shndërrohet në parti politike, por ka mentalitet të lëvizjeje popullore për interesa gjithëkombëtarë, nëpërmes partisë edhe në shtëpi e familje.
Si të besuar dhe anëtarë të familjes pa e pyetur kurrë dëshirën edhe vullnetin e Rugovës që kujdesin ndaj familjes e kishte një pikë uji në oqean, krahasuar me proceset e shtet-ndërtimit të vlerave të lirisë, filluan të përkujdesen djallëzisht për fëmijët e tij.
U kujdesen qe ata ti kenë si pasaportë për të gjitha llojet e poshtërsive që bënin në emër të atje – prej së larti, ja edhe djalin e presidentit tani po e çojmë në shkollë ose po e bijmë nga shkolla… prandaj o burra besoni se kjo duhet të bëhet për naltë, ky korrupsion për naltë, ky krim për naltë etj. etj. forma nga morbidet për naltë, ku qëndronte një njeri që para vetes kishte Kosovën, pas vetes kishte Kosovën, dhe të vetmin mendim e kishte idenë e ndërtimit të shtetit të barabartë për të gjithë ne që besonim në vlerat e lirisë dhe të shtetit.
Këta të mallkuar e shkatërruan bërthamën që do ta mbante në jetë Presidentin, familjen e tij.
Si të anatemohet e fyhet me fjalët më të rënda Ukë Rugova. Shtrohet pyetja kush u bëri të tillë Ukë Rugovën? Presidenti Rugova? E kishte ai vet këtë lloj kulture dhe mendësie veprimi? A predikonte ndonjëherë ai të tilla doktrina kriminale të udhëheqjes? Po ku jetonte ai si president? Me familje dhe udhëhiqte kauzën kombëtare për Kosovën shtet; A nuk qëndronte në një shtëpi të vënë në dispozicion nga djemtë e një haxhiu të kamur në perëndim, që më vonë ia dhuruan si rezidencë presidenciale dhe të jetoj edhe me familje në njërin kat? A nuk e kishte të vetmen dhuratë personale një makinë të tipit “Reno” të falur e që se kishte ndezur kurrë ta vozite se dihet pse dhe atë ja shiti Uki vogël, pa e pyetur edhe që e hidhëroi shumë se ishte dhuratë nga një mik i çmuar;
Pra, kush e bëri Ukë Rugovën ky që e shajnë sot?! Njerëzit më të afërt e më të besuar pjesë familje, partisë e pushtetit të LDK-së.
Pasi e degjeneruan, pastaj edhe a futën në ujëra të turbullta në emër të parimit që thoshte Profesor Bardhyl Qaushi “e pranove dhuratën, e humbe të drejtën”. Ja sot e kemi këtë Ukë.
Kur e harxhuan LDK –ja e rugovizmit me doktrina të LKJ-izmit, o burra se u gjet edhe dikush që premton të bëhet pengesë dhe duhet ta eliminojmë me kohe, TEUTA Rugova, princesha e familjes së madhe Rugova.
(PS), paraprakisht kishin kryer punë edhe me një pinjoll karizmatik, inteligjent, dhe shumë ambicioz e premtues në politikëbërjen shtetërore të Kosovës, duke e shtyrë në një aventurë politike brenda LDK-së, për të dal jashtë sajë me iniciativë shpëtimi nga krerët kyç të vet LDK,-së Dr. Naser Rugova.
Fati e Zoti deshi që Mendimi, djali i madh i presidentit Rugova, që i kishte ngjarë presidentit të ndjerë me tiparet e karakterin, ndenji anash dhe nuk u involvua në njollosjet që prisnin sesione prej tyre, nga dera e Rugovës. Edhe vet pozicionimi në postin e zv. ministrit nuk e bëri joshës për t’u lëshuar në gabime, sepse kishte tiparet e presidentit Rugova dhe nuk merr vendime, as veprime të ngutshme dhe me gjakftohtësi i shpëtoi ndonjë gabim për të rënë në kushtin “e pranove dhuratën e humbe të drejtën”.
Tani e nxorën në skenë princeshën Teutë, një vajzë inteligjente e edukuar dhe e arsimuar. Fjalë pakë siç e ka trashëgimi gjenetike nga babai i saj, presidenti Rugova.
O burra duhet të futesh në politikë se edhe kjo ka mbetur edhe mbetet rrezik potencial që në një moment mund ti kujtohet dikujt t’ua vë në pritë atyre që kanë mision shkatërrimin e lëvizjes kombëtare, tani parti në konsolidim, e që i rri mbrapa historia e shtetndërtimit mbi vlerat e lirisë, barazisë, demokracisë.
E futen princeshën, duke e joshur e përkëdhelur dhe duke i krijuar ndjenjën e besimit prindor dhe kujdesit ndaj saj.
Detyrimisht se princesha e re do binte pre dhe viktimë, ngase është kriteri – besim në dishepujt e babait. Në asnjë moment nuk mund ti shkonte mendja se këta ishin asgjë tjetër veç se Judë të shumëfishuar me të njëjtën fytyrë.
Erdhi procesi politik. Ishte e lehtë të vihej në lajthitje princesha Teutë. Sepse ishte rritur në familjen e njeriut që frymoi në konceptin shtet. Në tolerancën dhe durimin vetëm e vetëm për të arritur objektivat shtetëror, çdo herë duke tejkaluar veten dhe interesat e individëve që i frynin jo pak si dhe grupeve të interesit që i tejkaloi gjithmonë mrekullisht pa i prishur balancat politike, pa fyer e ofenduar askënd, pa krijuar armiq prej radhëve tona, për një Kosovë ku ka vend për të gjithë dhe ku mund të jap kontributin secili në të mirë të së ardhmes së vendit e popullit.
E brumosur me këtë doktrinë shtetërore dhe besimi ne vlerat e kombit e shtetit, princesha Teutë u fut ne garën e deputetes dhe mori votat e veta në emër edhe të presidentit dhe përkatësisë së sajë rugoviane. E lartësuan dhe e votuan. Thurën himne dhe krijuan një heshtje para mitike rreth saj. Ishte pikërisht kjo heshtje era para furtunës që pritej të vinte dhe të shembte edhe idhullin e fundit që po i pengonte anti Rugovistët e Rugovizmit LDK-ian, të reformuar nga LKJ-anë.
Tani çështjen duhet shtruar kështu.
Deputetes Teuta Rugova ju kërkua të votojë në emër të frymës së funksionimit partiak politik, sipas vendimit të partisë për zgjedhjen e presidentit kur kandidat ishte Hashim Thaçi. Deputetja Teuta e votoi edhe pse e dinte se po voton kundërshtarin e përbetuar të babait të saj, që të vihej mu në karrigen e tij.
(Mendoj se nëse dikush devijon dhe nuk voton sipas qëndrimit të partisë që përfaqëson, parimisht ai duhet të largohet nga ajo parti. Nëse ndodhë ndryshe atëherë është me detyrë speciale, ndryshe çka e bashkon me politikëbërjen e asaj partie, pos detyrave speciale).
Po sikur deputetja Teuta të refuzonte ta votonte Hashim Thaçin president, çfarë do të ndodhte?!
Vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme!
Po a nuk shkuan prapë në zgjedhje të parakohshme, dhe atë me turp e faqe të zezë me mocion mosbesimi nga vet partia dhe liderët që dhunuan deputetët ta votonin kandidatin për president, z. Thaçi. Ç’të keqe do të kishte sikur të shkohej atëherë në zgjedhje dhe me faqe të bardhë (duke e dështuar kandidaturën e Thaçit) dhe nga ku LDK-ja do të dilte me dinjitet dhe shumë më shumë e përkrahur nga populli për qëndrim parimor dhe në frymën e partisë së tyre.
A nuk do të dilte LDK-ja e pa përçarë në të kënaqur e të pakënaqur (që në perceptimin tim janë të njëjtit si të kënaqurit veç duan të vinë në pozitë vetë se nuk ndryshojnë shumë. Ndryshe janë ata që kanë mendim ndryshe).
Po para kësaj historie, në VLAN sa ishte LDK, a nuk e kishte të njëjtin kandidat për kryeministër dhe ishte më se i pranueshëm për të gjithë vlanistët?! Po tani pas dy vitesh çfarë ndodhi? A nuk është i njëjti njeri!? Pra, a kemi të bëjmë këtu me parime apo me interesa personale e grupore meskine dhe antishtet. A nuk është kjo politika e djegies së secilit përreth vetëm që të arrihen objektivat klienteliste të qarqeve që kanë obligime ndaj padronëve të vjetër e të rinjë jashtë e brenda vendit?
Erdhëm në ditët e sotme, dhe ja prapë kemi të njëjtën situatë që po përsëritet, por në një kombinaturë tjetër. Tani po anatemohet deputetja Teuta, ngase u pa se populli e kuptoi hilenë, se votimi i saj pro kundërshtarit më të lig ndaj babës së vet, ishte një imponim politik i partisë dhe një reagim institucional fryme, në të cilën është rritur princesha Teutë.
Prandaj dhe meqë doli prapë e fuqishme në vota, fatmirësisht e fatkeqësisht për të, u vu prapë në ingranazhet e xhindistëve që të shkatërrohet e anatemohet politikisht si pinjolle e fundit e rugovizmit gjenetik.
Në emër të parimeve, kjo vajzë tani e pensionuar nga të gjithë, deri në paskrupullësi dhe e pambrojtur nga askush, politikisht as moralisht, veproi me kokën e saj.
Votoi për shtyrjen e një seance parlamentare në emër të funksionimit të institucioneve dhe të debllokimit të proceseve politike, gjë që e duan edhe miqtë e vërtetë ndërkombëtarë.
E bëri këtë mbështetur në analiza komperative në retrospektivë. Po a është ky Ramush Haradinaj kandidati për kryeministër, ai që ishte në këtë pozitë edhe kur presidenti i vendit dhe nominues ishte vet Ibrahim Rugova, po!
A është ky Ramush Haradinaj që ishte kandidat për kryeministër i propozuar dhe pranueshëm për VLAN-in, edhe nga vet kryeministri e kryetari i partisë LDK-ja sot, Isa Mustafa and co, si dhe partitë tjera sot kaq të antiramushuar, si VV dhe NISMA, AKR etj.
A po bejka që në listën e partisë së presidentit Rugova LDK-ja të jetë në rend të dytë personi i cili Rugovën e shantazhonte në momentet më të vështira politike e të luftës, nga Moska e Beogradi, për ta dështuar projektin e tij për shtet dhe pavarësi. Po, a po bëka që veteran të jenë ata që u munduan t’ia imponojnë vendimet e Kretës dhe të jenë në unison me konspirativët që i shkatërruan fëmijët e familjen e Presidentit, deri këtu kur po përpiqet një princeshë e vetme të shpëtojë çka mund të shpëtohet, dhe ta kthej identitetin determinues të kësaj familje e filozofie shtetndërtuese.
Në emër të kësaj, ata që e kanë misionin ta shkatërrojnë familjen edhe rugovizmin rugovian, ju vërsulën deputetes Teuta, tani e nisur të ecë mbi parimet e trashëguara politike të babait të vet, dhe kush e sulmoi më egër, ata që sot i ka bashkëpartiak, gojën plotë rugovizëm e që pështyjnë, pastaj që gjoja të shihen siç po e pastrojnë gjuhen. E kërcënuan edhe me kallje të shtëpisë.
(PS. Ju kujtoj se ajo është rezidenca nga ku udhëhoqi lideri shpirtërore dhe politik i shqiptarëve, atëherë kur nuk kishte shpresa për Ne. Prandaj, ajo rezidencë vs shtëpi banimi edhe, është e të gjithë atyre që i besuan atij vizioni. Cenimi i sajë prekë dinjitetin dhe integritetin e secilit. Kjo popullorqe, tradicionalqe, do të thotë: ke prek aty, ke punë jo veç me Teuta Rugovën, por me të gjithë Ata që i besuan kësaj filozofie rugoviane.)
Shtrohet çështja kush na ishin këto egërsirambrojtës të Rugovizmit, që si doktrinë do të thotë paqe, urtësi, mençuri, maturi, dinjitet, konsistencë apo qëndrueshmëri, liri, barazi, demokraci, etj?? E siç deklaron në një seancë të legjislaturës së kaluar apo intervistë mediale kryetari aktual i PDK-së apo ish kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, citoj: “… Rugovizmi nuk mund të përvetësohet nga një subjekt apo grup interesi, ai ishte i të gjithë neve atë periudhë të zhvillimeve politike)”,
Njeriu, sipas atyre që thuhen, nuk e kam konfirmuar prandaj mund te jet gabim por qëllimi asht konteksti, ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike në Prizren. A s’po duket se ky njeri na e paska ruajt ende konceptin e veprimit politik me dhunë në emër të forcës e frikës? Doktrinë që jo pak sish i udhëhoqi pas lufte. Ky i synetuar në LDK nuk e paska hequr nga koka teorinë e imponimit të qëndrimeve me kutin e tij. Ky nuk paska avancuar as edhe në hap me ish bosin e vet. Sot keni një Hashim ndryshe. Një imitaturë të Rugovës në çdo hap, veprim e fjalë si dhe koncept veprimi politik. Keni aktualisht një kryetar partie PDK-je, të reformuar, parimor, karizmatik, të pranueshëm, komunikativ e tolerant në qëndrime pro et kontra, tolerant deri në tërheqje nga pretendimet për poste, në emër të ecjes përpara të shtetit dhe funksionimit institucional. E ky far trimi na e sjellka këtë frymë imponuese në një parti që historikisht ka promovuar frymën e tolerancës, durimit, paqes, debatit të brendshëm, zhvillimit të lirë të mendimeve ndryshe etj. Thuaja se mendon se dikush trembet, apo ka ndonjë detyre destruktiviteti nga detyrimet e së kaluarës së vet, ndaj të cilave do të jetë peng tërë jetën sipas doktrinës “njëherë marins tërë jetën marins”.
Politikbërje do të thotë art i së mundshmes. Asnjëherë nuk ka diçka fikse dhe të pandryshueshme. Gjithçka i nënshtrohet determinizmit në kohë, hapësirë dhe rrethana. Nëse mendja e udhëheqë botën, atëherë edhe mendjen e determinojnë interesat. Pra, interesi është forca motorike e shoqërisë.
Në politike nuk ka kurrë. Politikbërja duhet tu nënshtrohet mençurisë dhe më shumë fakteve që e mbështesin ose jo. Por, janë edhe vlerat që në momente të caktuara bëhen determinante duke u futur si precedent politik, që shërbejnë për të zbutur luftën e të kundërtave, në emër të ecjes përpara në funksionalizimin institucional të shtetit.
Politiken e bëjnë te mençurit. Dijetarët e trasojnë rrugën e shtetbërjes politike, në staza afatgjata duke kaluar mori analizash doktrinarë për zhvillim, organizative si shoqëri e re, përgatitore, materiale, udhëheqjes, kuadrit, infrastrukturës, e deri te interoperabiliteti me spektrin politik dhe vet shoqërinë civile ne tërë diveristetin e sajë për të udhëhequr. Një mori analizash politike në kontekst të zhvillimeve gjeopolitikë dhe strategjike, të një ambienti mbështetës nga faktor ligjor, etnik , demografik, ekologjik, dhe interkulturor si rregullator të proceseve politike në vend. Tërë këto parametra duhen mbështetur në anët e forta si shoqëri në konsolidim, mundësit që ofron e kaluara historikë në aspektin e të drejtës, mundësitë e tashme dhe të ardhme si resurse humane dhe materiale, si dhe në një prerje me rreziqet që e cenojnë të ardhmen e sigurt të vendit tonë dhe popullit, qoftë në kontekst vendor të brendshëm apo nga zhvillime prej nga jashtë.
Politika duhet te udhëhiqet nga njerëz me koka te ftohta. Pa emocione ne vendimmarrje. Duke zhvilluar alternative ndaj fakteve, vlerave, supozimeve dhe pre supozimeve dhe duke sjellë vendime që do të prodhojnë një ndryshim pozitiv ne interes të shtetit dhe qytetarëve të tij.
Kosovës i duhet të promovoj frymën e unitetit, sepse jo rastësisht Kosova edhe me tej është një zonë zgjedhore; Kosovës i duhet gjuha e përafrimit se ende ka çështje të karakterit të përgjithshëm në nivel vendor dhe që atakojnë secilin deputet pa dallim rrethi nga vjen dhe komunitetin e tij votues. Kosovës i duhen njerëz që promovojnë dhe reflektojnë në punën e tyre politikbërëse, nderin si kategori që përbën edhe vet betimin e tyre, detyrën si kategori që i bën të tërhiqen nga emocionet dhe ambiciet personale e grupore e të vihen në shërbim të interesave shtetërore, lojalitetin ndaj institucionit dhe misionit që kanë si deputet, integritetin si kategori që i bën të jenë në nivel të detyrës së shenjtë të përfaqësimit të besimit të popullit, guximin profesional që do i bëj të mos bien në nivele të inateve rurale dhe fanatizmave primitiv apo siç do të thoshte Prof. Bardhyl Çaushi: “Sa më i paditur më lehtë vihesh në shërbim të së keqes”, dhe guximin personal kur e vlerëson të drejtë, kushtetues për të instaluar sundimin e ligjit dhe trinomin që garanton shtet institucionalisht funksional e të shëndetshëm, transparencën, përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...