Published On: 11 Janar, 2017

Lufta e Donald Trump me CNN: Jo, ju nuk mund të pyesni, ju jepni lajmi të rrejshme! (VIDEO)

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Donald Trump gjatë Konferencës për shtyp bëri diçka që ende asnjë President amerikan në Histori nuk e ka bërë.

Në vijim, Gazeta Blic ua sjell dialogun e Trump në sprovën e korrespondentit të CNN Jim Acosta për të bërë pyetje. Trump i ka shpallur luftë CNN-it pasi ky rrjet televiziv raportoi mbrëmë që Trump është në dorën e rusëve pasi këta kanë informcione kompremetuese për të dhe jetën e tij private, raporton Gazeta Blic. Në vijim dialogu dhe mëpas edhe Video në anglishte:

 Trump: Jo ti!

Acosta: A mund të na ofroni mundësinë?

Trump: Organizata jote është e tmerrshme!

Acosta: Ju po e sulmoni organizatën tonë mediale por a na jepni shansin të shtrojmë një pyetje? Zotëri? Zotëri, a bën?…

Trump: Qetësi!

Acosta: Zoti President i zgjedhur, a mund të na thuani…

Trump: Mos u bëni i pasjellshëm!

Acosta: A mund të na lejoni të pyesim nëse na sulmoni? A mund të pyesim?

Trump: Mos u bëni i pasjellshëm. Jo, nuk u lejoj të pyesni. Nuk ju jap pyetje.

Acosta: A mund të na thuani!

Trump: Ju jeni lajme të rrejshme!

/Gazeta Blic/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...