Published On: 18 Qershor, 2017

Luante lojën e “‘Balenës…”, fëmija 12-vjeçar në Kamzë tenton të hidhet nga ndërtesa!

Fëmija që luante lojën “Balena e kaltër” ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Kamzë.Nga të dhënat paraprake mësohet se i mituri ka hipur në katin e shtatë të një pallati dhe se shërbimet zjarrfikëse shkuan për ta shpëtuar.Fëmija është vetëm 12 vjeç dhe besohet se ka 50 ditë që e luan këtë lojë. Niveli i fundit i lojës së tmerrshme parashikon vetëflijimin, duke u hedhur nga një lartësi e madhe.

“Balena e Kaltër”, lajmërohet një tjetër rast në Prishtinë!Fenomeni i “Balenës Blu” po bëhet mjaft i përhapur edhe i rrezikshëm edhe në Shqipëri. Pak ditë më parë një rast u zbulua në Gjirokastër, ndërsa 4 raste të tjera u denoncuan publikisht nga një famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër, Dom Artur Jaku./Gazeta Blic/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...