Published On: 22 November, 2016

Lu e Vlahutin ndjekin seancën, Kushtetuesja nuk ndryshon mendje

Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së Kuvendit, që kërkonte heqjen e masës së pezullimit për zbatimin e ligjit të vettingut.

Kryetari i Kushtetueses, Bashkim Dedja tha se bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, kjo gjykatë nuk i arsyeton vendimet e ndërmjetme, por vetëm përfundimtaret.

Të pranishëm për të ndjekur seancën ishin edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila mbërriti pak me vonesë.

Në fillim të seancës, deputeti socialist Pandeli Majko tha se Kushtetuesja duhet të heqë masën e pezullimit mbi ligjin e vettingut, pasi ka dalë mbi vullnetin e ligjvënësit.

Majko shtoi se fakti që gjykata nuk e ka arsyetuar vendimin për pezullimin e ligjit, do të thotë se nuk ka pasur argumente.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...