Published On: 28 Maj, 2017

«Klani Pronto» nuk po e lejon votimin e Mërgatës! Antkhi nga humbja fatale

Mërgata dhe votimi i 11 qershorit!

Sef Krasniqi

LPK-ja dhe përvetësimi i fugurës së Jusuf Gërvallës

Mërgata si shtyllë kryesore e zhvillimit të Kosovës, si duket, nuk lejohet të votojë dhe këtë ndalesë e ka bërë «Klani Pronto». Arsyeja është e thjeshtë. «Klani Pronto» nuk ka asnjë pikë respekti në Mërgatë, pasi ata me vite të tëra, nën maskën e LPK-së kanë akuzuar çdo shqiptar, me arsye e paarsye, vetëm pse s’e ka përkrahur arientimin e tyre të majtë-enverist.
Nga ky grupim politik kanë dalur PDK-AAK dhe NISMA. Të gjithë janë të një brumi. Të gjithë e kanë pasur dhe me gjasme e kanë të njëjtin idol-Enferrin (Enverin). Por, duke ditur se shqiptarët e Kosovës gjithmonë e kanë adhuruar Ballin Kombëtar, pas LDB, më vonë LDK-në e Dr. Rugovës, këta pionerë të Enferrit, që gjatë luftës përshëndesnin më grusht, ndërruan mënyren e te vepruarit dhe maskat e luftës, «Klani Pronto» i përbërë nga komandantët e Rognerit, vendosën t’i veshin maskat partiake.
Në Kosovë patën sukses, sepse shqiptarët atje, tashmë i kishin harruar që ekzistonin, pasi edhe ashtu në Kosovë s’kishin arritur kurrë të bëjnë emër. Ndërsa, në Diasporë mbijetuan duke përvetësuar figurën e Jusuf Gërvallës, të cilin e përkujtonin për interesa të veta, çdo vit dhe gati në çdo qytet të Evropës Perëndimore, kjo mënyrë e të vepruarit u ndihmonte të mbijetojnë politikisht dhe ta kundërshtojnë nacionalizmin shqiptarë të emigracionit të pas LDB-së, i lidhur fort për Ballin Kombëtar.

Ndihma e Sigurimit të Enferrit

Në këtë drejtim u ka dalur në ndihmë PPSH-ja dhe Sigurimi i Enferrit nëpërmes përfaqësive diplomatike të Shqipërisë. Pas shkatërrimit të Murit të Berlinit, roli i përfaqësive diplomatike të Shqipërisë u zbeh aq shumë dhe u pa e nevojshme që në mërgatë të dërgohen emisarë, për ta mbajtur të kontrolluar dhe survejuar nga Sigurimi. Në Gjermani mbërrinë Bedri Islami, i cili, me hile, do të zgjedhet Krytar i LPK-së (sipas Muhamet Kelmendit), ndërsa në Zvicër ishte dërguar Koço Danaj dhe për një kohë pak më të shkurtër Shaban Sinanaj !!!
Megjithatë, ai që u prishi punë më së shumti, enferristëve të vegjël, të shpërndarë nëpër Europë, SHBA, Kanada e Australi ishte Dr. Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga ajo datë kur Dr. Rugova nuk ishte përkulur para bustit të Enferrit në Tiranë, kishte dhënë kumtin gjithandej te shqiptarët nëpër botë, sidomos te eimgacioni i vjetër (i pas LDB), i cili kishte ngritur shpresen se së paku një ditë do të mund të vorroseshin në trojet shqiptare. Kështu, Rugova, i shndërruar në idol, do të pritet gjithkund, e sidomos në SHBA, dhe ky emigracion i kohës së Mit’hat Frasherit dhe Xhafer Deves do t’ia hapin dyert kudo dhe do t’ia organizojë shumë kontakte me kongresemenë me ndikim, të cilët, Rugova do t’i edukojë me butësi për Kosovën dhe shqiptarët e ish- Jugosllavisë.
Me mbarimin e luftës, Klani «Pronto» i përbërë kryesisht nga komandantët e Rognerit, braktisën Perëndimin dhe u vendosen në Kosovë duke u paraqitur si komandantët e çlirimtarëve.
Në Perëndim, mbeti ende organizimi politik i shqiptarëve rreth LDK-së, por tashmë kjo LDK ishte e lodhur, e frikësuar dhe e dërmuar. Mezi u ngrit në këmbë dhe vetëm duke i falënderuar ndonjë aktivisti idealist dhe trim të saj apo simpatizuesi arriti prapë të riorganizohet dhe ta rrimarrë veten. Megjithatë, si në Mërgatë si në Kosovë, frika e bojkotimit të luftës apo përpilimi i listave dhe materialeve të ndryshme kundër «Klanit Pronto» kandidatë për Gjykaten Speciale, ende po e ngulfatë vendin. Rasti më eklatanit, që as qentë e prishur s’e hanë, ishin reagimet në seancen e fundit të Kuvendit të Kosovës, i Bislim Zogajt dhe Ganimete Muasliut kundër komandantit të famshëm të Koshares, Anton Qunit.

Mërgata, Albin Kurti, VV

Me themelimin e VV, Albin Kurti, në fillim ngadalë, në vazhdim më furishëm filloi ta zë terrenin e lënë të zbrazët nga LPK. VV, në Mërgatë është formacion i ri nga emri, por anëtarët e saj ose janë të hidhëruarit e LPK-së (PDK-së) ose bijtë e tyre. E gjithë Mërgata e spektrit të majtë shqiptar e përqafoi VV, vetëm atëherë kur kjo Lëvizje tregoi haptas se është lëvizje me orientim të majtë.
Tash, Mërgata sillet rreth LDK-së dhe VV-së. AAK e Ramushit nuk ka pasur sukses, ose suksesi i saj kufizohet me mërgimtarët që kanë origjinë nga Deçani me rrethinë. PDK-ja, s’ka asgjë në Mërgatë. «Klani Pronto» nuk guxon as të thërras ndonjë takim me mergimtarët. Ata njihen që moti si të sëmurë mental me dokumenta.
Kosova duke qenë shtet i kapur nga PDK (SHIK) dihet që e sundon edhe KQZ-në. Pasi është kështu, votimi i Mërgatës nuk i shkon për shtati PDK-së.

Përndryshe, nëse i lejohet Mërgatës të votojë, 90% të votave do t’i shkojnë LDK-së dhe LVV-së. Kjo do të ishte fatale për «Klanin Pronto» të PDK-AAK-NISMA!

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...