Published On: 14 Qershor, 2017
Bota |

Londra në alarm: Kulla e djegur mund të shembet në çdo moment (Foto)

Dita e diellit ka ekspozuar shkallën e dëmtimit të kullës Grenfell të Londrës, e cila po konsiderohet nga mediat britanike si “ndërtesa e ferrit”.

Një zjarr i fuqishëm në kullë ka bllokuar dhjetëra banorë në katet e mësipërme dhe ka bërë që familje të tëra të hidhen nga ballkoni për të shpëtuar.

Kulla ka mbetur pothuajse plotësisht e djegur, shkruan “BBC”.

Autoritetet britanike kanë ngritur alarmin se ajo mund të rrëzohet nga momenti në moment.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve, shkruan Syri.net. Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.

Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 11 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikësve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.

Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikësve Dan Daly tha se zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. Ky është incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”

Policia tha se një numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...