Published On: 25 Gusht, 2017

Lojërat politike në cirkun e quajtur Kuvend i Kosovës?!

Nga Skënder  MULLIQI

A janë ngjitur gjatë këtyre viteve në pushtet, budallenjtë, hileqarët, kriminelët, matrapazët  politikë… apo neve na duket kështu? Të gjitha kategoritë më të ulëta shoqërore  u ulën në qeveritë tona dhe në ulëset e deputetëve. Të jesh deputet nuk është vetëm nderimi më i lartë që i bëhet dikujt, por është edhe obligim i madh së përmes kuvendarëve  përfaqësohet vullneti i popullit. Në rastin e Kosovës të jesh qeveritarë dhe deputet donë të thotë të kesh pagë shumëherë më të madhe se sa paga mesatare në vend, do të thotë të kesh privilegje në shoqëri, dhe donë të thotë të kesh edhe biznese të ndryshme, nuk ka lidhje nëse ato biznese janë edhe të paligjshme. Deputetët tanë i kanë siguruar vetit kushte më të mira të jetesës, i kanë siguruar vetit benifite në Evropë, kur dihet se sa është takati ekonomik i vendit, kur dihet gjithashtu se shumica po jetojnë dobët. Deputetët po i shkruajnë kushtet e jetës së qytetarëve të Kosovës, po ua presin teshat sipas dëshirës dhe tekeve të tyre. Po bëjnë tregti me fatin e shumë të rinjve të cilët kanë mbetur në mëshirën e kohës. Po tregtojnë me ata, të cilët janë të uritur, me ata të cilët janë të hendikepuar, po luajnë me fatin e njeriut tonë gjithnjë e më të varfëruar… Janë të urtë dhe melaqe vetëm në kohë fushatash elekotorale. Në vend që populli të jetojë gjithnjë e më mirë, gjithnjë e më shumë po i vështirësohet situata politike dhe ajo ekonomike. Moti Kuvendi është shndërruar në klub cirkuzantësh. Në Kuvend po shohim gjithëfarë skenash të turpit, pamë gjithëfarë shfaqjësh teatrale, të cilat kishin për qëllim qitjen hi syve popullit, që këta kuvendarë bashkë me qeveritarë ti vazhdojnë lojërat politike, që ti vazhdojnë hajnit, që ta vazhdojnë kriminalitetin ekonomik, të zhvillojnë biznese të dyshimta, ta intensifikojnë kontrabandën. Na janë bërë grupe të caktuara politike kriminale, të cilat e kanë pru Kosovën buzë kolapsit. Deputetet tanë për vete kanë siguruar pagë të lartë edhe pas pushimit të mandatit si deputet. Për qytetarë nuk vlejnë benificionet e tilla. Qytetarët ‘duhet’ ti kryejnë vetëm obligimet karshi shtetit e asgjë më shumë. Po jetojnë me paga që as ndihmë sociale nuk janë. Për ata që nuk po punojnë veç Zotin e kanë në ndihmë! Pensionerët po jetojnë me një pagë me të cilën nuk kanë mundësi ti sigurojnë as ilaçet mjekësore. Ne pyesim të kujt janë këta deputetë, a janë të popullit, interesat e kujt i përfaqësojnë…? Po të kishim deputet si duhet, sigurisht se nuk do të talleshin pareshtur me popullin. Po të kishim deputet korrekt do ti eliminonin të gjitha privilegjet, do të kishin pru ligjin e lustracionit, do të ishin eliminuar konfliktet e ndërsjella, do të kishin qeverisur me vendin ashtu si u ka hije, do të kishin pru ligje të cilat e mbrojnë interesin e qytetarëve, do ta kishin luftuar krimin dhe korrupsionin, e shumëçka tjetër pozitive për këtë vend gjithnjë e më të shkretnuar. A ka mbetur moral në këtë vend? A ka kuptim që deputetet të marrin paga shumë herë më të mëdha se sa mesatarja e pagave dhe shumë benifite të tjera? A po na largojnë gjithnjë e më shumë nga Evropa e Bashkuar? A po na kthejnë në diktaturë? Ka edhe shumë e shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje. Për fatin tonë të  keq këtyre pyetjeve nuk po ka kush u përgjigjet! A ka kuptim që të kemi kaq dallime drastike në shtetin I cili sapo ka lindur? Sigurisht së nuk ka asnjë kuptim. Ka kuptim vetëm për dilingjinjtë, për matrapazët dhe për manipulatorët politikë, të cilët kanë ardhur në krye të organit tonë më të lartë të shtetit. Barabarësia sociale moti është tretur si flluskë sapuni. Të gjithë jemi hisedarë në tortën  nacionale e cila nuk po ndahet njëjtë. Lojërat e kuvendarëve po vazhdojnë në cirkun e quajtur Kuvend i Kosovës…

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...