Published On: 26 Prill, 2017

Loja e pisët e bashkimit dhe krijimit të Jugosllavisë së Re!

 Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi
Opinioni publik është ballafaquar këto ditë me dy teza-projekte sa i përket rajonit, Kosovës dhe Shqipërisë. Njëra u lansua në Beograd nga presidenti i sapo zgjedhur, Aleksandër Vuçiç, dhe tjetra në Tiranë e Prishtinë përkatësisht nga dy protagonistët politikë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi. Presidenti i Serbisë foli për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, brenda së cilës do të ishte dhe Shqipëria. Ndërsa Kosova shihet prej tij si pjesë e Serbisë, jo e kësaj të ashquajture Jugosllavi. Zoti Vuçiç ishte jo vetëm i qartë në qtë që deklaroi, por shpalosi modelin, të cilit do t’i përmbahej. Ky model, sipas tij, do të ishte Josip Broz Tito, çka do të thotë se zoti Aleksandër synon një AVNOJ të dytë. “Unë do të bëj atë që Tito ka bërë për Jugosllavinë”, tha Vuçiç, para dhjetë ditësh, duke promovuar projektin e Jugosllavisë së Re. Ndërsa në Tiranë dhe në Prishtinë këto ditët e fundit dëgjojmë sërishmi që zoti Rama dhe zoti Thaçi të “kërcënojnë” BE-në me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke përdorur kështu një retorikë nacionaliste. Pas kësaj dalldia e bashkimit kombëtar i ka përfshirë sa e sa shqiptarë, thjesht për faktin se të gjithë e duan këtë bashkim. Por ka dhe prej tyre që e lartësojnë idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë me qëllim që t’i japin “rolin e Skënderbeut” zotit Rama dhe zotit Thaçi, pavarësisht se Skënderbeu kishte bashkuar një territor shqiptar më të vogël sesa territori i Shqipërisë së sotme. Ndërkaq në Beograd kanë bërë kinse janë revoltuar. Ministri i Jashtëm, Daçiç, pasi i këndoi me mandolinë Ramës në ditëlindjen e tij, kritikoi Perendimin pse ky nuk reagon ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar. Kurse Vuçiç, për t’i dhënë fuqi patriotike dy miqve të tij, njërit në Tiranë dhe tjetrit në Prishtinë, paralajmëroi se këta nuk guxojnë më të flasin për bashkim të Shqipërisë. Një lojë e pisët sa vetë jeta politike në Ballkan. Një akord i programuar aq perfekt sa ta besojnë edhe mbimesatarët në intelekt. Rama e Thaçi shpallen patriotë e nacionalistë te shqiptarët, Vuçiçi në Beograd blindohet gjithashtu si ultranacionalist serb. Dhë kësaj përralle do t’i shtohen të tjera në një mijë e një netët e ardhshme. Megjithëse Beogradi e di se këto janë retorika boshe të dy liderëve kryesorë në Tiranë e Prishtinë, politikanët serbë do të donin që sa më shpejt, mundësisht nesër, të kryheshin të gjitha veprimet administrative praktike të këtij procesi, sepsë qëllimi i tyre nuk është Kosova, është Mitrovica. Madje propagandë e kanë edhe manastirin e Deçanit, edhe Patriarkanën e Pejës. U mjafton Mitrovica me pasuritë e saj miliardëshe. Në rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ende pa qenë Kosova anëtare e OKB-së, e kanë atë në xhep. Gara është epike, e stilisur me shumë fantazi në diskursin e dy protagonistëve kryesorë të politikës së sotme shqiptare. Madje është një garë me shumë dimensione, dimensionin e mesisë ndër shqiptarët, të kërcënimit ndaj europianëve, por edhe të mesazhit në stilin e formulës “Ballkani i përket ballkanasve”, Ky dimension synon të kundërshtojë prezencën e amerikanëve në rajon. Dmth e shumta një dezhavu e Jaltës. Nga e gjithë kjo që ndodh, më duhet të shpreh disa të vërteta të hidhura, por të pakontestueshme. 1. Kush lufton për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pa bashkuar më së pari Kosovën me veriun e saj dhe pa e njohur ndërkombëtarisht sovranitetin e saj në të gjithë territorin, ai bën lojën diversive të Serbisë për zhvatjen e territoreve shqiptare. Rama dhe Thaçi kanë aftësi politike që ta kuptojnë këtë lojë. Nëse e kuptojnë dhe luajnë muzikën e Daçiçit, i cili ka thënë se “Mua nuk më intereson se shqiptarët bashkohen apo ndahen, mua më intereson që serbët të bashkohen”, atëherë ne të tjerët duhet të vetëdijësohemi për t’u treguar vendin. Thirrjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ende pa u bërë Kosova anëtare e OKB-së është tradhëti kombëtare jo vetëm se ka kosto ndarjen e saj. Eshtë e tillë, sepse Beogradi deklratat e Ramës e të Thaçit do t’i përdorë me partnerët e tij si alibi të mos njohjes së shtetësisë së Kosovës. Kush budalla nuk e kupton që liderët serbë kur takohen me homologët e tyre nuk nxjerrin nga çanta të tilla deklarata, për t’u thënë atyre “Prisni, mos e njihni Kosovën, se mund të ketë një projekt të ri për rajonin, Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë e pastaj njohja ju shkon kot”?! Nga ana tjetër në Beograd bëhen si të brengosur! Por “brengosja” është një shfaqje teatrale për elektorat nacionalistësh! 2. Rama nuk ka reaguar ndaj deklaratës së mikut të tij, Aleksandër Vuçiç, sa i përket idesë së Vuçiç për krijimin e Jugosllavisë së Re, duke përfshirë Shqipërinë në të. As nuk e ka kundërshtuar atë. Pëkundrazi në Sarajevë hodhi propozimin e një tregu të përbashkët ballkanik, i cili shihet si hap i ndërmjetëm për krijimin e Jugosllavisë së Re. Edhe kjo shihet si një rikthim në vitin 1947, kur diktatori Hoxha nënshkroi bashkimin de facto të Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos. Por tani, në kushtet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duket se Beogradi me një gur dëshiron të vrasë dy zogj: Të rikthejë më ndihmën e Tiranës së paku një pjesë të territorit të saj në Republikën e Serbisë dhe ta bashkojë Shqipërinë më Jugosllavinë. Ndërkaq zoti Rama reagon për një pordhë të Lulzim Bashës, por jo edhe për një bombë që lëshon presidenti i Serbisë kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Edhe pse në Prishtinë reaguan dhe e hodhën poshtë këtë opsion të rikonfigurimit të Jugosllavisë së Re, qeveria e Tiranës heshti. Pse heshti? Sepse ky projekt i është dhënë Ramës dhe Vuçiç në dorë në në Paris dhe në Berlin, në këmbim të përshpejtimit të integrimit europian. Një analist afër Ramës thoshte mbrëmë në opinion se Shqipëria e Serbia duhet të integrohen në një hap në BE. Kjo do të thotë se dy koordinatorëve të projektit të Jugosllavisë së Re ua kanë pre modelin dhe treguar intenerarin e asaj çfarë ata do të duhet të bëjnë. Tani opozita shqiptare në Tiranë, por edhe kundërshtitë e Prishtinës, duket se krijojnë premise për ta hedhur në erë projektin e Jugosllavisë së Francës e Rusisë, ose të Ramës dhe Vuçiç. Prandaj dhe BE ngadalësoi integrimin e Shqipërisë dhe Serbisë. Prandaj Rama ka të drejtë që akuzon opozitën për bllokim të integrimit. Në fakt opozita po bllokon projektin e kryeministrit tonë për ta fut Shqipërinë dhe shqiptarët në një Jugosllavi të Re, ku do të sundojë Beogradi. Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë u mbështetën nga Europa prosllave ose e interesuar për ekuilibër forcash në Ballkan, dhe në këtë ndërmarrje ata morën zotim të realizojnë fillimisht “vëllazërimin shqiptaro-serb”, më pas “Tregun e Përbashkët Ballkanik” e në fund Jugosllavinë e Re. Prandaj zoti Rama mori Legjionin e Kalorësit të Nderit nga presidenti francez dhe u mbështet fuqimisht në përpjekjet e tij për të qëndruar në pushtet nga ana e ministrit gjerman të Punëve të Jashtme para disa ditësh. Ky është shkaku kryesor pse në Europë protesta e opozitës shqiptare nuk gjen mbështetje të gjerë. Përveçse austriakëve dhe vendeve skandinave e lindore, vendet e tjera e inkurajojnë krijimin e një Jugosllavie të Re me mbështetjen e Shqipërisë, duke e parë atë si “zgjidhje” për konfliktet ballkanike. Të interesuar janë Franca e Italia, por edhe Spanja dhe gjysma e Gjermanisë. Këto vende pranojnë që kryeministri i Shqipërisë t’i ndot ato me hashash, vetëm që të realizojnë një projekt të tillë. Të jemi të qartë: Franca është ndjerë e fyer nga shpërbërja e krijesës së saj, Jugosllavisë, prandaj insiston që ajo të ribëhet. Italia ka interesa në një Jugosllavi, sidomos pa Slloveninë. Ndërsa Gjermania beson se një Jugosllavi e Re do të krijojë ekulibrat gjeopolitikë të pas Luftës së Dytë Botërore dhe do të sjellë paqe në rajon. 3. Një Jugosllavi e Re nuk përfundon këtu. Ajo ka për qëllim largimin e influencës amerikane në Ballkan. Parisi është shumë aktiv për ta realizuar këtë. Berlini mund të besojë se duke larguar amerikanët i nxit edhe rusët të ikin prej këtej. Por historia është e pamëshirshme. Nuk po shkojmë deri te Kriza Lindore e kohës së Kongresit të Berlinit, as te Luftrat Ballkanike. Gjermania ka mundësi të nxjerrë mësime nga kriza në Gjeorgji dhe Ukrainë e të mos jetojë me iluzionin se Rusia do të ndalet në diversionin e saj për zona influence e hegjemoni në Ballkan. Një Jugosllavi me shumicë sllave e me Serbinë në ballë të oxhakut është garanci e mjaftueshme për prezencën ruse në Ballkan, madje për dominimin e saj. Të joshesh pas këtij lloj ekuilibri është sa e rrezikshme, aq dhe e dëmshme për interesat shqiptare në rajon. Po pse u gjet Rama të aktivizohet në këtë projekt, pse jo, psh Basha, Berisha a ku e di unë se kush? Sepse Rama dhe partia e tij janë ende nostalgjikë të doktrinës serbe “Ballkani ballkanasve”. E keni parë si shfaqet zoti Rama: “Nëse nuk na pranoni, madje me urgjencë në BE, këtu përfitojnë aktorët e tretë”. Kush janë të tretët veç BE-së? Ai thotë Rusia, por mos harrojmë dhe SHBA-të dhe Turqinë! Pra zoti Rama e di se Europa nuk e dëshiron as Amerikën, as Turqinë në Ballkan. E dëshiron 100 për qind për veten e saj. Kësaj loje të fëlliqur, së cilës ia kemi parë sherrin për më shumë se 100 vjet, duhet t’i jepet fund. Janë shqiptarët ata që duhet t’i tregojnë vendin Ramës e kujtdo tjetër që i merr ata për budallenj e madje ju shet patriotizëm, duke mbajtur ngrefur gishtin e mesit të dorës! Edhe sikur të vijë Rusia në Beograd, Amerika dhe jo Europa do të duhet të jetë në Mitrovicë, në Kumanovë, në Luginën e Vardarit e të Moravës (Preshevë), në Ferizaj, në Shkup e deri në Konsipol. Vetëm si aleatë të përhershëm, të sinqertë dhe të devotshëm më Uashingtonin do të mund t’i themi jo projekteve të Parisit, Beogradit e Moskës për një Jaltë të dytë e një Jugosllavi të Re, ku të bëjë pjesë edhe Shqipëria. Tiranë, 21.04.2017
Loja e pistë e bashkimit dhe krijimit të Jugosllavisë së Re!
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Oponioni publik është ballafaquar këto ditë me dy teza-projekte sa i përket rajonit, Kosovës dhe Shqipërisë. Njëra u lansua në…
shqiptari.eu
ja shkrimi mik

Ekskluzive: Ja gjashtë mashtrimet fundamentale nga Komisioni për matjen e territorit! Zbulohet edhe harta amerikane, që argumenton se Kosova po tkurret!
  Harta amerikane, 1998:                        Harta e Kosovës sipas delimitimit të kufirit 1945/1946 Intervistë me…
shqiptari.eu

Dështimi i negociatave – Basha i moderuar me qëllime finale radikale! Enver Bytyçi Dy negociatorët e Parlamentit Europian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, erdhën dje mbasdite dhe zhvilluan një tur negociatash të ndara me mazhorancën shqiptare dhe opzitën në Tiranë. Ilir Meta dhe Edi Rama ranë dakord para disa ditësh që konfliktin politik në Shqipëri ta negocionin aleatët e Bashës në Bruksel, përfaqësues të partive popullore europiane. Por pas kësaj u bë e njohur se nga dy negociatorët njëri do të ishte aleat i të majtës në Shqipëri dhe tjetri i të djathtës. McAllister duket se ishte caktuar si i parë, ndërkaq Fleckenstein luajti rolin e ndihmësit të tij, kryesisht për të ndikuar te zoti Rama që të pranojë një propjekt propozim të Brukselit për zgjidhjen e krizës. Në fakt projekti ishte një hap i rëndësishëm për të përligjur të drejtën dhe kërkesat e opozitës shqiptare për mosbesimin e krijuar sa i përket procesit të realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë këndvështrim opozita mori kreditet e nevojshme dhe u legjitimua në qëndresën e saj përballë një qeverisjeje të inkriminuar. Kjo se dekriminalizimi, droga dhe ndryshimet në polici u përcollën si masa pikërisht për shkak të kriminalizimit të qeverisë, kupolës së policisë dhe bashkëpunimit të tyre me trafiqet e grupet kriminale. Për këtë arësye Rama pranoi që të ndryshojë jo vetëm drejtuesit e korruptuar dhe inkriminuar të policisë, por edhe tre-katër ministra, të cilët do të kishin besimin e opozitës. Por nuk pranoi krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. Nuk pranoi gjithashtu as votimin dhe numërimin elektronik, sepse kjo do të çonte në shtyerjen për në vjeshtën e vonë të zgjedhjeve. Media e kapur e interpretoi gjithë sa ndodhi si refuzim nga ana e zotit Basha të paketës së zgjidhjes që solli nga Brukseli grupi i negociatorëve. Po ashtu ajo e trajtoi zotin Basha edhe si përgjegjës për dështimin e bisedimeve e të një marrëveshjeje, duke shtrembëruar realitetin dhe faktet. Ndërsa kryeministri u përpoq që të shtojë makiazhin e një politikani të kompromiseve dhe dialogut e marrëveshjeve. Ai u kujdes që këtë makiazh ta shesë jo vetëm te ndërkombëtarët, por edhe te shqiptarët. Psh kur propozoi që kryetari i KQZ-së t’i jepej opozitës, ndërkohë që do të kishte në dorë vendimet e kolegjit zgjedhor. Mjafton ky mekanizëm hileqar për të mos i besuar kurrë, kurrë zotit Rama, edhe nëse i besojnë të gjithë gazetarët e analistët e këtij vendi së bashku, të gjithë politikanët e Brukselit e madje, edhe nëse i besojnë shumica e shqiptarëve. Në fund të fundit ky ballafaqim midis mazhorancës dhe opozitës shqiptare nuk është thjesht një përpjekje për të fituar shumicën. Eshtë shumë më tepër se kaq. Vendi ka nevojë të pajtohet me faktin se e drejta, e moralshmja, e vërteta nuk qëndron gjithnjë në anën e shumicës, por shumë herë edhe në anën e pakicës. Koncepti se në anën e shumicës qëndron gjithnjë e drejta është një koncept marksist, i cili ka shkaktuar shumë dhimbje në marrëdhëniet sociale në vendin tonë. Prandaj zoti Basha nuk ka pse kompleksohet se disa ose shumë ndërkombëtarë apo analistë e media të kapura në Shqipëri e konsiderojnë atë si “të vetëm”. E drejta nuk është e vetmi, edhe nëse lëpirësit e shumtë në zhgarravinat e tyre bëjnë presion se “Tashmë Bashës Brukseli do ia heqë vizën”. Ai që dëshiron të kthejë kokën dy-tri vite më pas e njeh faktin se kur filloi aksioni opozitar i Lulzim Bashës për dekriminalizimin, ai dukej “i vetëm”. Kalemxhinjtë e sotëm, të cilët bëjnë presion për viza europiane talleshin me kërkesën e tij për dekriminalizim. Ndërsa kryeministri merrte në krah kriminelët në mitingje elektorale dhe u thoshte shqiptarëve “Se këtë kriminelin këtu në krahun tim nuk ka bir kurve që e njollos”! U desh kohë të bindej bota e të bindeshin shqiptarët se kriminelët në Shqipëri bëjnë ligje, madje edhe vetingje e nëse dalin nga një derë Edi Rama ua hap një dritare tjetër për të qenë të pranishëm në jetën politike të vendit. Tani jemi në një aksion tjetër të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj opozitarë, në një lëvizje tjetër, ndoshta më të fuqishme e më të rëndësishme sesa dekriminalizimi e dekanabizimi i Shqipërisë. Eshtë fjala për betëjën e themeleve të demokracisë, që garanton të ardhmën e shqiptarëve dhe u kthen shpresën atyre, zgjedhjet e lira e të ndërshme. Edhë këtë betejë opozita do ta fitojë. Edi Rama dha dje të gjitha shenjat se do të dorëzohet. Ai i zhveshi megafonët e tij në studio televizive nga miti i respektimit të kushtetutës kur pranoi që zgjedhjet të shtyhen tej afatit kushtetues, më 16 korrik. Kjo do të thotë se kushtetuta ishte alibia e tij. Tani i ka mbetur si alibi vetëm votimi i vetingut. Ndonëse ky është problem më i vogël për opozitën, ajo e përdor si karem për ta detyruar kryeministrin të largohet për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo betëjë nuk mori e nuk mund të merrte fund mbrëmjen e djeshme. Ajo nuk është aq e thjeshtë. Edhe pse i pëlqen zotit Ngjela të spekullojë me qëndrimin amerikan e ta shpallë opozitën si antiamerikane, mua më rezulton se në Shqipëri e në rajon po luhet pikërisht një lojë konspiracioni europiano-rus kundër interesave të SHBA-ve. Konflikti, nëse e gjykojmë nga qëndrimet dhe përcaktimet e aleatëve, qëndron pikërisht në këtë aspekt gjeopolitik. Ndëra Kalorësi i Legjionit të Nderit përfaqëson ineteresa antiamerikane në përcaktimet dhe iniciativat e tij në Shqipëri e në rajon, kreu i opozitës shqiptare jep garanci për një ekuilibër të prezencës euro-amerikane në Shqipëri e në rajon. Prandaj këta analistët që nguten dhe e lënë “në vetmi” Lulzim Bashën gabohen. Në planin e brendshëm protesta dhe kundërshtitë midis dy palëve në konfliktin e zgjatur politik krijojnë hapësirë që tek qytetarët shqiptarë të krijohet një klimë besimi dhe optimizmi e munguar që prej vitit 2013, ose më saktë pas festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Protestat janë shpikur që nga koha e Republikës së Perikliut si ilaç i mobilizimit dhe motivimit të qytetarëve për zhvillim e përparim. Gati dy mijëvjeçarë e gjysëm më vonë, policia shqiptare bën të kundërtën, denoncon pjesmarrjen e qytetarëve në protesta. Në vitin 2010 Edi Rama krijoi mitin e largimit masiv të shqiptarëve drejt Europës, nëse merrej vendimi për liberalizimin e vizave. Lulzim Basha, thjesht ministër i Brendshëm, bashkë me qeverinë e kohës, e thyen këtë mit. Largimi ndodhi pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Sot zoti Rama ka lëshuar të gjithë megafonët e tij për t’i bindur shqiptarët dhe Brukselin se “Protesta e opozitës destabilizon Shqipërinë dhe bën pjesë në projektin e një destabilizimi më të madh në rajon”, duke e përdorur Çadrën e Lirisë si gogolin e vitit 1997. Lulzim Basha po e çmonton edhe këtë mit, sepse në protestat që ai po i drejton në mbi dy muaj kohë, nuk ka lejuar që të ndodhë asnjë ngjarje destabilizuese. Ai ka vendosur që me mjete demokratike e të moderuara të realizojë një qëllim final radikal për të shëruar plagët e mëdha që qeverisja e socialistëve ka hapur në këto katër vite. Ai ka vendosur që t’u kthejë besimin shqiptarëve te zgjedhjet e lira, sepse prej këtu fillon edhe besimi se ky vend mund të bëhet një ditë. Presionet se “zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën” tashmë janë thjesht përpjekja e fundit e qëndresës së garnitarurës kriminale në pushtetin e Tiranës. Edhe nëse kjo do të ndodhte, çka është e pamundur, përsëri Shqipëria do të ishte më e fituar nga mospjesmarrja e opozitës në në kushtet e një qeverisje të inkriminuar. Çdo opozitë e përgjegjshme në botë ka detyrë themelore të ofrojë shpresë te qytetarët e një vendi. Opozita shqiptare, pak vonë, por më në fund është angazhuar fuqimisht në këtë mision. Fuqia e opozitës nuk varet nga ushtrimi i dhunës së saj ndaj institucioneve, edhe nëse ato janë të inkriminuara. Fuqia dhe suksesi i saj varen nga kembngulja dhe vendosmëria, nga gatishmëria e saj për të dialoguar, por jo për të bërë kompromis me të keqen. Nëse do të ndodhë kjo, krimi në pushtet do të tërhiqet. Nëse bëhen compromise me krimin e drogën, atëherë Shqipëria do të marrë formën e qeverisjes së modelit latino-amerikan, ku pushtetin e ka krimi e droga, prostitucioni dhe imoraliteti. Tregomëni një vend latino-amerikan të inkriminuar e njëkohësisht të zhvilluar dhe unë do bashkohesha me euforikët e zotit Rama, se Shqipëria mund të bëhet edhe me krim dhe me drogë!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...