Published On: 2 Gusht, 2017

Lladrovci përcjell nga afër lokalizimin e zjarreve në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke vëzhguar nga afër zonat e prekura nga zjarri si pasojë e temperaturave të larta në disa fshatra të kësaj komune.

Në një komunikatë bëhet e ditur që edhe në këto orë të vona, Lladrovci gjendet bashkë me zjarrëfikësit në tentim të shuarjes së zjarreve në disa lokacione të fshatrave të kësaj komune, transmeton Klan Kosova.

Tutje në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Dreansit thuhet:

 ”Edhe në këto orë të vona, zjarrfikësit po bëjnë luftë me zjarrin për ta lokalizuar. Me ta po qëndron edhe kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe vështirë për t’ u lokalizuar,megjithatë, zjarrfikësit nuk janë duke u ndalur”.

Pasditen e së mërkurës, në fshatin Godanc, përkatësisht afër Guri i Plakës, është raportuar për një zjarr në malet e kësaj zone. Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit dhe Policia.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...