Published On: 28 Maj, 2017

Lladrovci pas incidentit të vëllaut: Politika është bërë agresive dhe plot histeri

Vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Emriu të enjtën gjatë një tubimi partiak në fshatin Gradicë të kësaj komune, është goditur në terr nga një prej banorëve të këtij fshati. Ramiz Lladrovci këtë situatë e ka komentuar si akt të turpshëm dhe të përgatitur keq. Ai ka thënë se agresiviteti në liri është primitivizëm dhe se dhuna nuk ka vend as në fushata, as në jetën tonë e as në jetën institucionale.

“Aty, për keqardhjen tonë, njerëz të yshtur me metodat më primitive, tentuan ta dëmtojnë tubimin me akuza të paqena, me fyerje të padenja dhe me kërcënime. Ne njihemi të gjithë me njëri tjetrin, ia njohim edhe të kaluarën dhe të tashmen, e dimë secili se çka punon dhe për kë punon, sepse Drenasi është i vogël”- ka treguar Lladrovci.

Tutje Lladrovci ka thënë se si familje, në momentin kur kanë pranuar detyra publike janë përgatitur edhe për situata të tilla fyese…

Çfarë ndodhi para disa netëve z. Lladrovci me vëllain tuaj?

Për fat të keq, politika është bërë agresive dhe plot histeri. I tillë ishte edhe debati në fshatin Gradicë, ku së bashku me kandidatët për deputetë të PDK-së nga komuna jonë, me qëllimin më të mirë për të informuar qytetarët me proceset aktuale, për punën dhe angazhimin e partisë tonë, në nivel qendror dhe lokal.
Aty, për keqardhjen tonë, njerëz të yshtur me metodat më primitive, tentuan ta dëmtojnë tubimin me akuza të paqena, me fyerje të padenja dhe me kërcënime. Ne njihemi të gjithë me njëri tjetrin, ia njohim edhe të kaluarën dhe të tashmen, e dimë secili se çka punon dhe për kë punon, sepse Drenasi është i vogël. Për keqardhjen tonë, debati devijoi me qëllim dhe erdhi te një situatë tepër e palakmueshme.

Çka ngjau?

Ngjau një akt i turpshëm, i përgatitur keq, në terr duke u larguar nga tubimi, më vonë e morëm vesh se kush është, me të shkuarën dhe të tashmen e tij, e goditi vëllain tim. Asgjë serioze por vet akti i ngritjes dorë mbi një ish ushtar, vëlla i Fehmi Lladrovcit, është turpi i asaj mbrëmjeje. Ne kemi dëshmuar se, ato që nuk u bënë për shumë vjet në Drenas, kemi filluar t’i trajtojmë me seriozitetin më të madh, ashtu edhe çështjet e ngritura për këtë fshat. Andaj, nuk kishte vend për asnjë lloj fërkimi, as sjellje brutale çfarë ngjau, por për fat të keq, siç thotë populli, në gropën e përgatitur bie edhe i drejti edhe i shtremti.

Si e përjetuat këtë ngjarje, se vet akti tejkalon politikë

Sigurisht se akti i shëmtuar ka nxitur neveri dhe indinjatë. Në rend të parë ka tronditur familjen tonë, e cila ka dëshmi për përkushtimin tonë jo me parulla të fushatave, kemi dhënë për Kosovën dhe çështjen kombëtare. Na kanë trazuar po ashtu shqetësimet e ish shokëve të Fehmiut. Madje, nga mesazhet e pranuara nga ata, kemi qenë të prekur shumë ngase shprehej keqardhje ndaj arrogancës së asaj nate, fundja, nuk mund të kuptonin e shpjegonin si mund të goditej një vëlla i Fehmi Lladrovcit.Si familje, në momentin kur kemi pranuar detyra publike, kemi qenë në gjendje të ballafaqohemi edhe me situata të tilla fyese. Por, një gjë i kam sigurue të gjithë miqtë e Fehmiut, miqtë e mi dhe miqtë e Emriut që kanë reaguar se s’ka nevojë të kenë asnjë brengë për këtë fyerje të rëndë dhe të mos ndërmarrin asnjë lloj veprimi hakmarrës. Jemi në fushata të egra politike ku patrioti quhet tradhtar dhe tradhtari shitet patriot, ku njollosen dhe fyhen njerëzit dhe vlerat kombëtare. Këtë dihet kush e bën. Fyerjen e bën ai që i mungon edhe vlera familjare, edhe kombëtare. Sigurisht se ata që e inskenuan atë ngjarje të pamirë, do të bien vet në gropa të tilla, me bashkëmendimtarët e vet. Agresiviteti në liri është primitivizëm dhe dukuri e pahijshme, e modelit të huaj dhe në kundërshtim me vlerat që kanë dhënë familjet tona për shprehje dhe deklarim të lirë. Dhuna nuk ka vend as në fushata, as në jetën tonë as në jetën institucionale sepse kemi qenë mjaft viktima të dhunës në historinë tonë të afërt. Këtë nuk duhet ta harroj askush.

Si po rrjedh fushata?

Fushata është ende në përgatitje, takimet informuese me qytetarë e kanë vlerën e vet, kemi çka të tregojmë për punën 5 mujore, kemi çka të tregojmë për projektet dhe investimet kapitale që nuk e kanë besuar as optimistët më të mëdhenj të Drenasit. Dje ishte kryetari Veseli dhe shpalli platformën Fillimi i Ri dhe ne kemi çka të argumentojmë para qytetarëve.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...