Published On: 2 Nëntor, 2016

Lladrovci: Jam i gatshëm të kandidoj për Kryetar të Drenasit

Në një postim në Facebook, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka shprehur gatishmërinë e tij për të garuar për Kryetar të Drenasit, nëse e propozon Partia Demokratike e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave se ai mund të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit.

Lladrovci, përmes një sqarimi të postuar në Facebook, ka thënë se askush nga PDK nuk ka biseduar me të lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, Lladrovci ka thënë se nëse strukturat udhëheqëse të PDK’së ia bëjnë një propozim të tillë ai është “i gatshëm që të lë detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Tiranë” dhe t’i përkushtohet detyrës së re.

Ky është shkrimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Per sqarim te opinionit publik

Ne disa portale apo media te ndryshme po publikohet lajmi i kandidimit tim per detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit.

Me duhet te bej te njohur faktin se une, edhe tani, po vazhdoj te kryej detyren e nderuar te Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Republikn e Shqiperise.

Duhet te bej te njohur se deri tani askush nga strukturat drejtuese te Partise Demokratike nuk ka biseduar me mua dhe nuk me ka shtruar nje propozim te tille.

Mgjithate me duhej te sqaroj se, nese Kryesia e Partise Dmokratike dhe drejtuesit e larte te saj do te me afrojne marrjen persiper te kandidimit tim ne detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit, vendlindjes sime, atehere do te jem i gatshem qe, duke lene detyren e ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Tirane, t’i perkushtohem nje detyre te re, dhe kete do e beja me te gjith ate perkushtim qe kam realizuar me pune edhe funksione te tjera.

Nese do te mendohet se misioni im do te jete me i dobishem ne kete funksion, kete do e merrja persiper me seriozitetin me te madh per te sherbyer seriozisht ne zhvillimin e prosperimin e Drenasit dhe te banoreve te saj.

Sidoqofte kjo eshte vetem shfaqje e gatishmerise sime per deri sa tek une nuk ka ardhur e nuk eshte bere asnje propozim e bisede konkrete.

Ramiz Lladrovci

Tirane, 2 nentor 2016

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...