Published On: 25 Prill, 2017

Lladrovci hedhë poshtë mundësinë e përçarjes së PDK’së në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mohuar raportimet për mospajtime të mëdha brenda degës së PDK’së në Drenas.

Sipas tij, këto huti po krijohen nga ata që, Lladrovci i quan ‘dashakëqinj’, të punës së tij në Komunë, gjatë 100 ditëshit të parë.

Ky është reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci: 

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari Kadri Veseli, diskutova për të arriturat dhe sfidat e 100 ditëve të qeverisjes lokale. Jam thellë i bindur se ndryshimet në qasjen e qeverisjes për këto 100 ditë janë të dukshme, të prekshme për qytetarët e komunës sonë. Për këtë, e falënderoj për besimin Kryetarin Veseli, Kreyesinë e PDK-së, Degën e PDK-së në Drenas, Asamblenë komunale, shoqërinë civile, qytetarët dhe mediet, pa përkrahjen e të cilëve nuk do të arriheshin.

Sigurisht se ka rrugë të ndryshme për arritjen e premtimeve të bëra për qytetarët në fushatë. Parimi im themelor ishte dhe mbetet respektimi i ligjit dhe transparenca. E falënderoj në veçanti Kryetarin Veseli për mbështetjen e pa rezervë në këtë drejtim.

Kuptohet, ka edhe qasje të ndryshme sa i takon menaxhimit në pushtetin lokal. Po ashtu, mirëpres sugjerime dhe kritika por, gjithsesi ato të jenë në drejtimin që do ta rrisin efikasitetin, ligjshmërinë dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë.

Mohoj kategorikisht çdo dezinformatë të plasuar në medie rreth ndonjë mospajtimi gjatë mbledhjes. Aq më pak, nuk qëndrojnë, ato që lidhen me mua dhe Kryetarin Veseli për të cilin ndjej përgjegjësi shtesë. Tendenca për të sjell huti rreth gjendjes në Drenas nuk është e re. Puna jonë, për fat të keq ka edhe dashakëqinj të cilëve ua rikujtoj fjalën e urtë: Kush drejton një gisht nga të tjerët, tre i ka të kthyer nga vetja.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...