Published On: 9 Nëntor, 2016

LIVE rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, Donald Tramp fiton 247 vota elektore, Klinton mbetet ende me 215

polbriefing11-superJumbo

(I plotësuar) –  

Donald Tramp e fiton edhe Alaskën, që kishte tri vota elektore, dhe tani arrin në 247 vota, dhe i mungojnë edhe 23 vota për tu zgjedhur president i SHBA-ve.

Donald Tramp po përgatitet për fjalimin e parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Donald Tramp po përgatitet për fjalimin e parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ai dhe ekipi i tij, nuk kanë më mëdyshje se do të fitojnë. Në fakt, tashmë ai e ka thelluar epërsinë në shtetin e Miçiganit, ku udhëhiqte me vetëm 1% tani, në gati 2 %, nga 47.9% me 46.9% në 48.3% me 46.6%, dhe po ashtu vazhdon të udhëheq në Pensilvani, që së bashku kanë 36 vota elektorale, po ashtu ai prin edhe në dy shtete të tjera. Pra, nuk ka më dilema për fituesin e zgjedhjeve në SHBA, që për herë të parë përmbysi edhe sondazhet dhe teorinë e sondazheve apo besueshmërinë e tyre.

Tramp fiton edhe në një shtet, duke arritur në 244 vota elektore, dhe i nevojiten vetëm edhe 26 vota elektore, ndërsa vazhdon të udhëheq edhe në dy shtete, të cilat ia sigurojnë fitoren gjithsesi, në Pensilvani, e cila ka 20 vota elektorale 48.5% me 47.9%, përkatësisht prin me më shumë se 31 mijë vota dhe në Miçigan, i cili ka 16 vota elektorale, udhëheq me 47.9% me 46.9%, apo me mbi 37.500 vota.

Ai po udhëheq edhe me vota popullore, siç e kemi evidentuar edhe më parë, madje me një ndryshim të madh, të cilin se kanë arritur prej kohësh kandidatët republikan. Tramp ka fituar deri tani 48.3% të votave apo 54.496.950 vota, kundrejt Hillari Klintonit që ka arritur të mbledhë 47.1% të votave apo 53.123.565 vota. SHQIPTARI.EU

Donald Tramp po prin në Pensilvani dhe Miçigan, të cilat ia sigurojnë zgjedhjen president

 

Donald Tramp nga nëntë shtetet ku pritet përmbyllja e numërimit të votave, sipas CNN, ai udhëheq në Pensilvani, e cila ka 20 vota elektorale 48.5% me 47.9%, përkatësisht prin me më shumë se 31 mijë vota. Ndërsa në Miçigan, i cili ka 16 vota elektorale, udhëheq me 47.9% me 46.9%, apo me mbi 37.500 vota. Vetëm fitoret në këto dy shtete ia sigurojnë presidencën, përkatësisht udhëheqjen e shtetit më të fuqishëm të botës në katër vitet e ardhshme. Kjo pasi me 36 votat e reja elektorale, dhe 238 sa ka aktualisht do të arrinte në kuotën e 274 votave elektorale, të mjaftueshme për tu konfirmuar president i SHBA-vë, pasi mjaftojnë 270 vota elektore.

Edhe në nëntë shtete duhet të përmbyllet votimi dhe numërimi i votave, në mënyrë që të dihet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas televizionit CNN, rezultati është 238 për Donald Trampin, dhe 209 vota për Hilari Klintonin, ndërkohë, që Nju Jork Times dhe BBC, e ndonjë medium tjetër serioz, japin rezultatin 244 vota elektore për Trampin, dhe 209 për Klintonin, ndërsa sipas tyre duhet pritur rezultatin edhe në tetë shtete nga 50 shtetet ku është votuar. Sipas rezultateve të këtyre mediumeve, i bie, që Trampin e ndajnë vetëm edhe 26 vota elektore për tu zgjedhur president i SHBA-ve, detyrë që merret në janar të 2017-ës. SHQIPTARI.eu

Mbështetës të Hillari Klintonit kanë filluar të dëshpërohen, të qajnë dhe të ndjehen gjithnjë e më të frikësuar, pasi Donald Tramp vazhdon të jetë në epërsi dhe ti afrohet gjithnjë e më shumë fitores. Më pak shpresa kanë mbetur për Hilarin dhe mbështetësit e saj, jo vetëm demokratët, por edhe jashtë Amerikës.

Tramp ka siguruar 238 vota elektorale, kundrejt Klintonit me 215 vota, ndërsa atë e ndajnë 32 vota, Hilarit i nevojiten 61 vota. SHQIPTARI.eu

Tramp i afrohet fitores, tani ka 232 vota elektorale, dhe e ndajnë vetëm edhe 38 vota, ndërsa Hillari Klintonit i nevojiten edhe 61 vota elektorale. Epërsia e Trampit u thellua pas fitores në Gjeorgjia.

highlights3-superJumbo

Fitorja në Florida e 29 votave elektorale, i ka dhënë Donald Trampit epërsi të sërishme, duke e përmbysur ndjeshëm rezultatin aktual. Tani ai udhëheq me 216 vota kundrejt, 197 të Hillari Klintonit. Tani Donald Trampit i duhen edhe 54 vota elektore për të shkelur në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Hillarit i nevojiten edhe 73 vota.

Donald Tramp ngushton epërsinë pas fitores në North Carolina, ku ka fituar 15 vota elektorale, dhe tani rezultati sipas CNN ngushtohet në 190 me 186 vota.

  •  Hillari Klinton, tani e ka përmbysur epërsinë e Donald Trampit, 197 me 187

Fitorja e Hillari Klintonit në Kaliforni i ka dhuruar jo veëm epërsi të ndjeshme, por edhe ta përmbys rezultatin shumë të disfavorshëm, deri tani. Tani ajo ka 190 vota elektorale kundrejt Trampit me 171, dhe i nevojiten edhe 80 vota elektorale, për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, duke e ndryshuar tërësisht historinë.

Do të ishte hera e parë që një grua zgjedhet presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët, shumica prej tyre janë pro fitores së Hillari Klintonit, me të cilën janë të lidhur shpirtërisht pasi burri i saj, Bill Klinton, ishte presidenti i SHBA-ve që urdhëroi sulmet ajrore ndaj Serbisë, të cilat quan në fitoren e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. SHQIPTARI.eu

 

Hillari ngushton epërsinë e Trampit në 167 me 131 vota elektorale!

 

Hillari Klinton, kandidatja demokrate, tani e ka ngushtuar epërsinë e republikanit Donald Tramp, nga 167 sipas CNN dhe 168 sipas Nju Jork Times, me 109, në 168 me 131 vota elektore, por diferenca vazhdon të jetë e madhe.

Tramp tashmë ka siguruar gjysmën e votave të nevojshme elektore për të fituar, ka fituar në Ohajo, po udhëheq në shtete ky[e, si në Nju Hempshire, Virgjina dhe Filadelfia, shtete në të cilat kush ka fituar në këto vende, zakonisht ka hyrë në shtëpinë e bardhë. Tani i nevojiten edhe 103 vota elektore, për të arritur minimumin e nevojshëm prej 270 votave elektore, fitoreve në shtete të ndryshme të Amerikës.

Tramp thellon epërsinë momentale, 149 me 109- votë elektore në shtete

Tramp thellon epërsinë momentale, 140 me 104- votë elektore në shtete

Tramp po e thellon epërsinë momentale, arrin në 149 vota elektore, kundrejt Hillari Klintonit me 109- votë elektore, në shtete.

Ajo që po habit në këto zgjedhje presidenciale në SHBA, është se Donald Tramp po udhëheq edhe me votë popullore, gati me 2 %, që është befasi e deritashme, pasi zakonisht në zgjedhjet e fundit demokratët kanë prirë bindshëm me votë popullore.

  • Tani Tramp e ka shtuar epërsinë dhe po udhëheq edhe në tri shtete të tjera, dhe tani rezultati aktual është 139 me 104, ndërsa për tu zgjedhur president nevojiten 230 vota elektore në shtete. SHQIPTARI.eu

Tramp përmbys rezultatin, kalon në epërsi të thellë momentale, 136 me 104- votë shtetërore

 

——————————

Sipas rezultateve momentale të CNN, Donald Tramp ka filluar ta përmbysë rezultatin ndjeshëm, pas një epërsie të lehtë të Hillari Klinton, 136 me 104- votë shtetërore. Tramp po udhëheq edhe në shtete të cilat shihen si kyçe për rezultatin e zgjedhjeve si në Virgjinia, Florida dhe në ndonjë shtet tjetër.

Këto rezultate po përcillen me shqetësim në bursat ndërkombëtare, veçanërisht pas një ngritje të lehtë, çmimi I naftës ka pësuar rënie në dy dollar, nga 45.3 në 43.3 dollarë, pas daljes së rezultateve për udhëheqje të ndjeshme të Trampit.

Edhe CNN duket se po raporton me shqetësim këtë epërsi të Trampit.

Klinton po udhëheq 68 me 66, vota shtetërore 

  • Sipas CNN: Klinton po udhëheq 68 me 66, vota shtetërore, ndërsa sipas Nju Jork Times, Tramp vazhdon të jetë në epërsi, 66 me 48. 
  • Gjërat kanë filluar të duken tepër mirë për kandidaten demokrate për president të SHBA-së.

Hillary Clinton po udhëheqë në katër shtete ku ende nuk mund të bëhen parashikime finale se kush do të fitojë.

Rivali i saj republikan, Donald Trump po udhëheqë në dy shtete.

Clinton ka gjasa të fitojë shtetet: Ohio, New Hamphshire, North Carolina. Kandidatja demokrate po udhëheqë edhe në Florida, por shteti juglindor është një betejë ende tepër e vështirë për tu fituar, transmeton Express.

Donald Trump në anën tjetër është duke udhëhequr me vota vetëm në Virginia dhe Georgia.

Ndiqni në kohë reale numërimin e votave në SHBA.

Klikoni këtu për të shikuar në kohë reale se si po shkon numërimi i votave për zgjedhjet në SHBA nga CNN.

Kurse, klikoni këtu nëse dëshironi të shihni rezultatet nga NYTIMES.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...