Published On: 30 Prill, 2017

Listat e PS, reagon Ben Blushi

Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar në lidhje me kandidatët për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Blushi shkruan se ‘Rilindja’ tregoi edhe një herë se listat nuk tregojnë për Shqipërinë që duam por për Shqipërinë që ata duan. Blushi shprehet se në listat e PS, mbizotërojnë vetëm biznesmenët.

Statusi i Blushit

LISTA E SHQIPËRISË QË NUK DUAM

Pashë listën e Rilindjes së plakur. Asnjeri nga artet, nga sporti, nga shkenca, nga universitetet, asnje student, asnjë mësues, asnjë mjek asnjë të varfër, asnjë emigrant, asnjë njeri që ëndërron.Vetëm biznes, biznes, biznes, para, para dhe administratë e kalbur dhe e lodhur. As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë. Kjo është Shqipëria që Duan dhe jo Shqipëria që Duam!

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...