Published On: 2 Gusht, 2017

Lirak Çelaj: Shpend mos bishtno, a je intervistuar nga organet e drejtësisë për “Kodrinën”?

  • Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në kuadër të polemikave për kompleksin ‘Kodrina’.

Duke kundërshtuar deklaratat e Ahmetit rreth tij, Çelaj e ka quajtur kreun e Prishtinës “mjeshtër i asaj që sot quhet ‘fake news'”.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Çelaj ka thënë se Ahmeti ka shkelur procedurat, dhe se për këtë herët a vonë do të përgjigjet para drejtësisë.

Shkrimi i plotë i Çelajt në Facebook:

Ashtu sikur edhe paralajmërova në konferencën e sotme Shpendi vetëm me argumentet qe paraqesim ne nuk merret sepse nuk ka si ti mohoj. Ai u bishtnon atyre qëllimisht.

E kam thënë vazhdimisht si ne Seance te Kuvendit ashtu edhe ne media se do ta votojmë këtë projekt sepse është i mirë dhe se e çmojmë kompaninë në fjalë. Pra asnjëherë nuk kam thënë se nuk do ta votoj përkundrazi kam thënë se duhet inkurajuar që vazhdimisht të ketë projekte të tilla..
Shpendi paska thënë që paskam thënë rrena. Është nën nivelin tim të përdori shprehje të tilla për këdo edhe pse ti je sinonim i saj. Ti je mjeshtër i asaj që sot quhet “fake news”.
Çështja është se ti ke shkelur procedurat dhe për këtë herët a vonë do të përgjigjesh para drejtësisë.
Pse nuk u përgjigjesh këtyre dy pyetje fillimisht:
1. A e ke nënshkruar memorandumin para se të aprovohet plani në Kuvendin Komunal?
2. A je intervistuar nga organet e drejtësisë për këtë?
Kaq duan qytetarët të dinë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...