Published On: 30 Gusht, 2017

Liqeni i Shkodrës po shteron… shokuese se çfarë del në sipërfaqe (Fotot)

  • Thatësira e kësaj vere e ka kthyer liqenin e Shkodrës me pamjen e një moçali. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe bregu është i mbuluar nga mbeturinat.

Disa aktivistë dashamirës të natyrës po pastrojnë bregun e liqenit.

Problemet këtu janë të mëdha, por të paktën ata po tentojnë të largojnë atë çka është e dukshme. Liqeni ka marrë pamjen e një moçali. Në zonën e Shirokës,  niveli i ujit ka një rënie historike.

Një pamje e tillë ka vite që nuk është parë. Varkat e peshkatarëve nuk gjenden me shumicë në breg.

Shëtitjet për freskinë e tij mungojnë. Kureshtarët dhe vizitorët besojnë se ky është një mëkat.

Vetëm gjashte metra mbi nivelin e detit me një sipërfaqe prej 368 km².  149 km²  prej tyre me  gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë;  kurse  2/3 e tij i përket Malit të Zi.

Liqeni i Shkodrës është i njohur për shumëllojshmëri të faunës dhe i pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh.

Por kjo thatësirë rrezikon t’i zhdukë./Tvklan

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/liqeni-i-shkodres-thahet-shokuese-ajo-se-cfare-del-ne-siperfaqe-fotot-427077/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...