Published On: 26 Maj, 2017

Limaj rrëfehet: Nuk jam unë inicuesi i këtij koalicionit, ja kush është

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se pse Vetëvendosje bën që të flet me LDK-në për një koalicion, pra me një parti në pushtet, e ne nuk bën të flasim apo të hyjmë në koalicion, me një parti që është në pushtet.

“Këto janë standarde të dyfishta. Madje, mendoj se është më fer që të bëjmë tash koalicion, se pas zgjedhjeve, siç ka ndodhur”, tha ai në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se sot, kemi pasur t’i kemi dy koalicione.

“Se ku dështuan LDK e VV ne nuk e dijmë”, tha ai.

Ai tha se nuk është faktori për krijimin e koalicionit PDK- AAK- Nisma.

“Iniciator i këtij koalicioni nuk jam unë. As këta dy tjerët (Ramush Haradinaj e Kadri Veseli) nuk janë. Mirëpo, ia kam dhënë fjalën Ramush Haradinajt se do ta mbështes në realizimin e qëllimit të tij për t’u bërë kryeministër”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...