Published On: 2 November, 2016

Limaj: Krimi i organizuar është në Prokurori, e ka thënë edhe Lumezi

Kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë rreth aktakuzës për krime lufte, që i është ngritur rishtazi si dhe për krejt hetimet që ai ka pasur që nga paslufta.

Limaj ka thënë se megjithëkëtë ai beson ne drejtësi, ani pse ai po hetohet prapa edhe pas fjalës së 18 gjyqtarëve që e kanë liruar atë nga akuzat.

“18 gjyqtarë kanë folur për mua, të kaluarën time dhe drejtësinë time, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për të faktuar drejtësinë “ ka thënë Limaj në Tribuna Channel.

Ai ka shtuar se nuk frikësohet nga ky proces, dhe kushdo që e ka nisur le ta përfundojë dhe të presim se si do të jetë.

Limaj ka thënë se pavarësisht të gjithave i është përgjigjur gjithmonë sistemit të drejtësisë.

“Asnjëherë se kam menduar veten si individ përveç si qytetar kam dashtë me dhënë shembull si ish luftëtar si politikan. Me dhënë shembull personal se ne duhet ti përgjigjemi sistemit të drejtësisë pavarësisht a pajtohemi me të ose jo”, ka thënë Limaj.

Tutje ai është ankuar duke thënë se janë mbyllur shkresat e këtyre akuzave në kohën kur është gjykuar nga Haga.

“Edhe në Hagë edhe ky rast është hetuar dhe janë mbyllur shkresat e lëndës. Hetimet hapen kur del diçka e re, hetimi rihapet nëse ka fakte të reja, kjo që ka dal sot nuk krahasohet me hetimet e mëparshme, kjo tani është përndjekje, le ta vazhdojnë ku e kanë nisur dhe të shohim qysh po del”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjyqtarët që kanë punuar në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së Millosheviqit nuk është nevoja t’i kemi ende prezent.

“Në këtë sistemin e drejtësisë mundësitë më të mëdha me keqpërdor ligjin e kanë prokurorët e jo gjyqtarët. Prokurori duhet të jetë me kredibilitet njerëzor dhe me moral. Edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë që krimi i organizuar është në prokurori”, ka thënë Limaj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...