Published On: 28 Tetor, 2016

Limaj: E kam kryer me drejtësinë, tani po përndiqem

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se drejtësia e ka thënë fjalën e saj për të, duke e shpallur të pafajshëm, dhe se akuza e re e ngritur sot ndaj tij për krime lufte përbën vetëm përndjekje të tij.

“Për drejtësi e kam kryer. Tash është koha e përndjekjeve”, është shprehur Limaj, kryetar i partisë Nisma për Kosovën, në një intervistë për transmetuesin publik.

“Le të vazhdojnë përndjekjet”, ka thënë Limaj, duke theksuar s’është i brengosur nga akuza e re, e treta ndaj tij, për krime lufte, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se nga kush po përndiqet, Limaj ka refuzuar të përgjigjet.

“Nga tash e tutje, krejt angazhimi im do të jetë në një drejtim tjetër”, ka thënë Limaj, duke shtuar se do të japë kontribut “të kthehet shteti ligjor”.

Limaj ka thënë se do të punojë për të demaskuar personat dhe grupet që po përdorin institucionin për të shkatërruar persona të caktuar.

Standardi i drejtësisë është nën zero në Kosovë, ka vlerësuar Limaj. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...