Published On: 28 Nëntor, 2016

Ligjet e Maqedonisë kufizojnë përdorimin e flamurit shqiptar

Ligji për simbolet e bashkësive etnike nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit pasi kufizon përdorimin e flamurit shqiptar në Maqedoni vetëm nëpër komuna dhe parashikon zvogëlimin e dimensioneve të tij.

Profesori i të drejtës kushtuese Osman Kadriu në një prononcim për Alsat-M e quan gjysmak ligjin aktual.

Ai thotë se për rregullimin e kësaj çështjeje fillimisht duhet të ndërhyhet në Kushtetutë dhe më pas të miratohet një Ligj i ri.

“Duhet përsëri të përdoret në kushtetutë ku duhet të theksohet edhe të garantohet çështja e përdorimit të simboleve të shqiptarëve dhe konform kushtetutës duhet pastaj të rregullohet edhe me ligj të ri” deklaroi profesori Kadriu.

Gjykata kushtetuese në të kaluarën ka abroguar disa dispozita të Ligjit duke kufizuar përdorimin e flamurit shqiptarë me arsyetimin se nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Por, profesori Kadriu, thotë se shkelje të kushtetutës përbëjnë pikërisht dispozitat e ligjit me të cilat që zvogëlohen dimensionet e flamurit.

“Ligji rregullon edhe madhësinë e flamurit shqiptarë që është dukshëm më i vogël se flamurit shtetëror, një gjë e tillë është qesharake, jo e logjikshme, jokushtetuese dhe jo ligjore. Pra duhet të rregullohet edhe çështja e madhësisë”, shtoi profesori Osman Kadriu.

Historianët kërkojnë që të respektohet e drejta e shqiptarëve të Maqedonisë për të përdorur flamurin kombëtarë dhe shprehen kundër kufizimeve që parashikon ligji.

“Vetë flamuri flet shumë, në këto momente është duke na dhënë edhe neve një shuplakë të mirë që të zgjohemi nga gjumi të dimë se çfarë kërkojmë në të vërtetë, pra flamuri ka shërbyer gjithmonë për të shfaqur dinjitetin tonë”, tha historiani Zekirja Idrizi.

Ndryshe nga tema për zyrtarizmin e gjuhës shqipe që është aktualizuar sërish gjatë kësaj fushate elektorale, zgjidhja e tërësishme e çështjes së përdorimit të flamurit kombëtar nuk është përmendur fare.

Ligji për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike i miratuar në vitin 2011 lejon përdorimin e flamurit kombëtar vetëm në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë të paktën 50 për qind të popullsisë. Edhe në këtë situatë simboli kombëtarë i shqiptarëve përdoret vetëm para institucioneve komunale ndërsa madhësia e tij duhet të jetë më e vogël nga flamuri shtetëror.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...